Të rinjtë shqiptarë drejt Silicon Valley-t, prezantojnë idetë e tyre para investitorëve amerikanë e kanadezë

Të rinjtë shqiptarë drejt Silicon Valley-t, prezantojnë idetë e tyre para investitorëve amerikanë e kanadezë

Disa të rinj shqiptarë të cilët kanë nisur start-up-et e tyre patën shansin të vizitojnë virtualisht nga afër “Silicon Valley-n” në SHBA. Përmes një projekti të përbashkët mes Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe Junior Achievement of Albania (AADF), të rinjtë e talentuar patën mundësi të prezantojnë idetë e tyre te biznesit para investitorëve amerikanë dhe kanadezë. Finalizimin e projektit të iniciuar nga kryeministri Rama, e lajmëroi drejtoresha e AKSHI-it Linda Karçanaj.

“U finalizua një endërr për të rinj shqiptarë të talentuar që projektin e tyre start-up ta nisin mes më të mirëve. Privilegji im që u ndodha mes tyre në këtë ditë të madhe!”, u shpreh Karçanaj.

Pjesë e kësaj mundësie janë bërë disa dhjetëra të rinj të cilët pas një trajnimi të gjatë me eskpertë ndërkombëtarë u përpoqën të bindin investitoret për idenë e tyre start-up. Start-up-et e përzgjedhura ishin pjesë e nje programi intensiv përmes workshop-esh në lidhje me zhvillimin e idesë së tyre të biznesit. Të rinjtë shqiptarë u trajnuan me disa kurrikula të njohura ndërkombëtare për inkubimin/akselerimin e start-up-eve. Programi zgjati disa muaj dhe përfshiu trajnime dhe konsulencë me trajnues të njohur.

 Në fazën finale të programit, të rinjtë e përzgjedhur mundën të vizitojnë virtualisht Silicon Valley-n duke u takuar me investitorë të mundshëm nga SHBA-ja dhe Kanadaja si dhe duke u njohur me eksperienca të ngjashme me qëllim krijimin e bashkëpunimeve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?