Shqipëria do të nisë së shpejti përdorimin e gjerë të Inteligjencës Artificiale, për të sjellë një ndryshim thelbësor në jetët e qytetarëve. Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj mori pjesë në punimet e TechAccelerator, organizuar nga Instituti Tony Blair për Ndryshim Global në Bruksel, nga ku prezantoi planin për Shqipërinë plotësisht digjitale në 2030.
“Shqipëria do nisë së shpejti përdorimin e gjerë të Inteligjencës Artificiale duke sjellë një ndryshim thelbësor në jetët tona. Teknologjia e re do të mundësojë shërbime proaktive, asistencë zanore për çdo shërbim publik, lehtësi në aplikim. Por jo vetëm kaq. Përmes Inteligjencës artificiale do të rritet transparenca në prokurimet publike, në sektorin e tatim-taksave, në administratën publike”, tha Karçanaj në një njoftim në mediat sociale.
Sipas saj, Shqipëria është gati për nisjen e e-Albania 2.0 me shërbime publike online proaktive përmes inteligjencës artificiale.
“Forumi i TechAccelerator ishte një shans për t’u njohur me zhvillimet më të fundit në teknologji por edhe me eksperiencat e suksesshme të përdorimit të Inteligjencës Artificiale në shërbim të njerëzve”, shtoi Karçanaj.
E-Albania ka sjellë ndryshim cilësor në jetën e shqiptarëve. Vendi ynë ka marrë vlerësime të vazhdueshme nga institucione të ndryshme ndërkombëtare, si OECD, KE, DASH, të cilët nëpërmjet raporteve të tyre janë shprehur me nota pozitive për progresin, duke na renditur ndër të parët në rajon dhe krahas vendeve të zhvilluara europiane.
Përllogaritet se qytetarët dhe bizneset tashmë kanë kursyer 12 milionë euro dhe 1010 vite pritje në radhë, falë procesit të digjitalizimit.
Aktualisht në platformën e-Albania janë 1231 shërbime elektronike ose 95 % e të gjitha shërbimeve publike shtetërore.
S.G/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
44.8%
-
Gafë
50.6%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 4899
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria do të blejë pronë në Bruksel! Do shërbejë si seli e misionit shqiptar pranë BE! Fondi limit jo më shumë se 240 milionë lekë
30 Dhjetor 2024, 21:26
-
Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!
26 Dhjetor 2024, 21:13
-
Mali i Zi, opozita bojkoton Parlamentin për shkak të Gjykatës Kushtetuese
21 Dhjetor 2024, 22:33
-
Samiti/ Rama: Një ditë afrimi i mëtejshëm me Europën, u mbështet fuqimisht plani ynë me KE për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027 (FOTOT)
19 Dhjetor 2024, 09:00
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Publikohet deklarata e përbashkët, ja çfarë u diskutua në Bruksel
18 Dhjetor 2024, 22:53
-
Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?
18 Dhjetor 2024, 20:44
-
Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, jep 13 milionë euro për ushtrinë! Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike
18 Dhjetor 2024, 11:31
-
Çelja e negociatave për Grupkapitullin 6, Rama: Një tjetër ditë krenarie, drejt objektivit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda 2030 (FOTOT)
18 Dhjetor 2024, 08:42
-
'Jeni zgjedhur pa asnjë kushëri dhe parti', Rama me stafin civil e ushtarak shqiptar në NATO: Kushedi sa italianë e gjermanë keni lënë pa punë
17 Dhjetor 2024, 19:50
-
Kryeministri Rama takim me kreun e NATO-s Mark Rutte: Mbështetës i paepur i Shqipërisë
17 Dhjetor 2024, 17:40
-
Belgjikë/ Çmontohet organizata shqiptare e trafikut të kokainës drejt Anglisë! Mbi 30 kontrolle, disa të arrestuar dhe sekuestrime! Transportohej me furgonë mallrash
17 Dhjetor 2024, 14:00
-
Shqipëria çel negociatat me BE-në për ‘Marrëdhëniet me Jashtë’! Ministri Hungarez: Treguat proges të shkëlqyer! Rama: S'ka kapitull të lehtë, as kthim pas
17 Dhjetor 2024, 07:23