Të rinjtë të prirur drejt operacioneve plastike, të motivuar nga rrjetet sociale

Të rinjtë të prirur drejt operacioneve plastike, të motivuar nga rrjetet sociale

Foto Ilustruese

Më shumë se gjysma e të rinjve të grup moshës 18-34 vjeç ndiejnë që seritë televizive dhe mediat sociale kanë pasoja negative në mënyrën sesi ata e shohin trupin e tyre. Sipas një studimi të fundit të mbi 2.000 të rriturve britanikë, më të rinjtë janë ata që i mendojnë më shumë operacionet kozmetike.

Rreth 35 për qind e njerëzve thonë se shfaqjet televizive si “Love Island”, që transmetohet në Britani, apo të tjerë të ngjashëm janë përgjegjës për këtë negativitet.

Shifra është rritur në 55 për qind në grup moshën nga 18 deri në 34 vjeç. Në sondazhin e bërë pyeteshin njerëzit nëse do të merrnin në konsideratë bërjen e ndonjë operacioni plastik apo procedure kozmetike, me më të rinjtë që ishin më të predispozuar drejt tyre.

Më shumë se një e treta e kësaj grup moshe mendon se mund të bëjë një operacion plastik apo procedurë kozmetike. Por, studimi tregon gjithashtu se një e katërta e të rriturve britanikë kanë kryer një operacion plastik, apo njohin dikë që e ka bërë këtë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 01/08/2018 11:21

    Kjo eshte koha me e mirë të jesh mjek... Dikur mjeku duhej vetem per probleme me shendetin, por sot mund te grish lek edhe nga rinia të cilën rrjetet epo dhe mediat e kanë shndëruar në baj gë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja