Të rinjtë, tubim për aksidentet:
Emergjencë kombëtare për rrugët

Të rinjtë, tubim për aksidentet:<br />Emergjencë kombëtare për rrugët
TIRANË- “Një pjesë e aksidenteve vijnë nga mungesa e infrastrukturës rrugore dhe e sinjalistikës. Këtu ka vend për një emergjencë kombëtare përpara emergjencave mjedisore, sepse duke luajtur me standartet e rrugëve luhet drejtpërdrejt me jetën e qytetarëve shqiptarë”.
Kështu janë shprehur të rinjtë e Qendrës për Politikat Rinore, të cilët kanë organizuar sot mbasdite një tubim, në përkujtim të viktimave të aksidenteve tragjike në Kukës dhe në Sarandë.

Përfaqësues të kësaj organizate kanë ndezur edhe disa qirinj pranë sheshit “Skënderbej” në Tiranë dhe kanë bërë thirrje publike drejtuar qytetarëve dhe shoferëve të rinj, “për të qenë më të kujdesshëm në drejtimin e automjeteve, për të shmangur alkoolin dhe celularët gjatë udhëtimit, si dhe për të mos shkelur rregullat e shpejtësisë”.

tubim per aksidentet
(Foto: Tubimi i të rinjve për aksidentet rrugore) Foto të tjera

“Pesë minuta me vonesë, mund të shpëtojnë pesë jetë”,- tha koordinatori i përgjithshëm i QPR-së, Marjon Gorica, i cili theksoi se, “duhet të bëhemi të gjithë bashkë për të ndërgjegjësuar çdo qytetar dhe çdo të ri në Republikën e Shqipërisë, se shpejtësia vret, se pakujdesia vret, prandaj mos u bëni vrasës të dashur bashkëmoshatarë”.

Të rinjtë iu drejtuan me thirrje edhe policisë rrugore të mos tolerojë asnjë rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit për asnjë arsye, sepse “duke toleruar bëhen bashkëfajtorë në humbjen e jetës. Po nuk ndëshkuat shoferët që shkelin rregullat, jeni bërë pjesë e një krimi”, tha Gorica.

Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Shefi i ushtrisë izraelite thotë se Izraeli do t’i përgjigjet sulmit të Iranit

Shefi i ushtrisë izraelite thotë se Izraeli do t’i përgjigjet sulmit të Iranit