Teksa ka folur për projektet e qeverisë së tij për zhvillimin e turizmit, kreu i qeverisë është vërshëllyer nga të rinjtë, të cilët ia kanë vështirësuar fjalimin. Por Rama ka reaguar me batuta.
“Kam një sugjerim për disa djem që vërshëllejnë. Këtu keni afër pyllin, shkoni në pyll e vërshëlleni. Ju, 10 bilbila, shkoni në pyll dhe vërshëlleni sa të kënaqeni”, ka thënë Rama.
Më tej ai ka vijuar me prezantimin e projektit të qeverisë, i cili sipas tij do të sjellë ndryshime rrënjësore në turizmin shqiptar, edhe sa i takon promovimit të sporteve argëtuese. Në këtë aspekt, Rama e ka vënë theksin tek organizimi i kampionatit të aeronautikës, i cili sipas tij do të sjellë në vend shumë turistë.
“Këtu ka potencial turizmi malor, gjë që e bënë Shqipërinë një ndër destinacionet më të preferuara në rajon dhe për këtë jam i sigurt se do ta arrijmë”, ka thënë Rama.
Por sërish në adresë të tij kanë ardhur vërshëllima nga të rinjtë, të cilave kryeministri nuk ka ngurruar t’u përgjigjet. “Përsëri po më ndërpret ti bilbil! Të sugjeroj të dalësh jashtë, unë do vazhdoj të flas”, ka thënë Rama.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

VIDEO








