Gratë e rreshtit parë, apo “gratë shefe” tashme e kane kohen e zëne me fushatën qe ka nisur,emrat e listës se deputeteve,karrierën dhe paratë e burrave apo partnereve,fustanin qe do zgjedhin (asnjëherë 2 njësoj)….
Shefet nuk e dine asnjëherë se si këto bukuroshe kane përfunduar ne radhët e para te grave demokrate. Ose te paktën kështu thonë. Sepse vete ne thelb pak apo shume pak prej tyre janë te sigurta për vendin qe kane. Shefet nuk kane dëgjuar mbase asnjëherë këngët e këngëtares qe kane ne krah apo nuk kanë pare kurrë shfaqjen e aktores qe kane ngjitur,por kjo s’ka rendësi. Madje duket me e lehte për to ndërsa neper tavolina do llomotisin se këto janë ”peshqeshe” te dikujt tjetër.
Prej 8 vitesh këto “gra shefe” e katandisen tribunën e se djathtës një paçavure ku çdo demokrateje do t’i vinte turp te ulej. S’kam asgjë kundër artit,madje emri i Inva Mules ne krye te listës se bashkiakeve te Tiranes i jep nder qytetareve dhe demokrateve. Por modeli, qe këto zonja po përpiqeni te na servirni është me i gabuari dhe me i dëmshmi për te djathtën ne Shqipëri. Nuk dua t’i hyj analizës se si u ngjiten (edhe duke u rrezuar) shkallet e karrierës ne politike. Se sa here u përgjëruat për një post dhe “luftuat” shoqet tuaja me fort se këdo. Se sa pa dinjitet shfrytëzuat lidhjet,miqësitë,militantet për te arritur atje ku donit.
Por ne mandatin e trete duhet me shume kujdes! . Tashme terreni nuk është me si 8 vjet me pare. Kur KOP-i ishte risi dhe kur ne konvente brohoritjet dhe entuziazmi ishte i sinqerte. Kur ato qe kishin vendin ne skene ishin atje dhe kur intelektualet, mësueset, mjeket, fizikanet, kimistet madje dhe biznesmenët ishin ne salle. Por harresa,etja për para dhe pushtet i shndërroji këto gra “qendrestaret” e vërteta te PD ne mbetje arkeologjike. Sepse paraja dhe pushteti rendin drejt epshit dhe rendim ne Shqipëri drejt vulgaritetit.
Ndaj pas 8 vjetësh nëse do me kërkoni te flisja ne atë konvente ( dhe do pranoja sigurisht) do kërkoja me sy dhjetëra fisniket qe kam njohur për 8 vjet ne fushatat e PD. Do mundohesha ti përshëndesja thjesht me 2 fjale,madje do i kërkoja ndjese pse shume prej tyre janë ende pa pune sepse “shefja” e saj nuk e njeh,ajo është bere “shefe” pas 2005. Do flisja pa pompozitet,pa lexuar ne promter por duke i pare me zemër,sepse e di qe sado te poshtërohen këto gra do votojnëserish djathtas,njësoj si unë. Ato kane dinjitet. Madje ne fund edhe mund te rrezohesha,është krejt njerëzore. Por do ishte “rrëzim” dinjitoz,sepse ndërkohe do kisha thëne ato c’ kisha ne mendje e zemër. Më erdhi keq për dikë që u rrëzua dhe u bë lajm dhe nuk po bëhet lajm që shumica e atyre grave të heshtura në sallë janë të rrëzuarat e vërteta nga pushteti I këtyre zonjave “shefe” që tani duan të na zbavitin dhe me cingije
(Shkrimi u publikua në gazetën "Tema")
(sg/shqiptarja.com)