'Të rrimë me këmbë në tokë', trajneri Mehmeti për fitoren e Partizanit: Humbëm raste se lojtarët kishin emocione

Nuk ishte ndeshja perfekte, por Partizani e ka nisur me këmbën e mbarë aventurën në kualifikueset e Conference League, pasi në Gjeorgji fitoi 0-1 kundër Saburtalos. Të besuarit e Mehmetit shokuan vendasit menjëherë pas pjesës së dytë, falë këmëbnguljes së Skukës, i cili dha një assist perfekt për Carën. Ky i fundit nuk kishte si të gabonte, por në vijim shumë futbollistë gabuan për golin e sigurisë. Për rrjedhojë në fund Partizani u mbyll në mbrojtje.

“Duhet të rrimë me këmbë në tokë sepse kemi një ndeshje shumë të vështirë edhe në Tiranë. Përsa iu përket rasteve të humbura, është gjendje emocionale e lojtarëve. Duhet të jenë edhe pak më shumë altruistë me njëri-tjetrin, por nuk duhet të harrojmë që janë të rinj dhe luajnë në kompeticione të tilla të rëndësishme. Emocionet ndikojnë. Duhet të shënonim golin e dytë, por pasi humbëm 2-3 mundësi skishim shumë besim dhe u tërhoqëm,”-deklaroi Dritan Mehmeti, trahjner i Partizanit.

Kualifikimi ose jo për Partizanin mbyllet javën e ardhshme më 14 korrik në ‘Air Albania’ kur të luhet ndeshja e kthimit për turin e parë me Saburtalon.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'