TIRANE - Të sëmurët me dializë infektohen me hepatite të ndryshme në pavionin e hemodializës në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”. Ky denoncim është bërë në emisioni “Urbanika” nga Alma Sheme, nënkryetare e shoqatës së pacientëve me dializë. Sipas saj, skandali po ndodh në pavionin e Hemodializës në QSUT i cili ka 3 salla në të cilat pacientët e dializës, të hepatiteve, të turbekulozit dhe ata me sëmundje të tjera trajtohen me këtë shërbim në të njëjtat aparatura.
Të sëmurët me dializë infektohen me hepatite të ndryshme në pavionin e hemodializës në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”. Ky denoncim është bërë në emisioni “Urbanika” nga Alma Sheme, nënkryetare e shoqatës së pacientëve me dializë.
Ky skandal po ndodh në pavionin e Hemodializës në QSUT i cili ka 3 salla në të cilat pacientët e dializës, të hepatiteve, të turbekulozit dhe ata me sëmundje të tjera trajtohen me këtë shërbim në të njëjtat aparatura. Por njëkohësisht ata marrin edhe sëmundjet e njëri-tjetrit.
Situata është bërë alarmante dhe tepër shqetësuese nga pacientët e dializës të cilët ndjehen të rrezikuar pasi shumë prej tyre kanë humbur tani mundësinë për të bërë transplant të veshkave, sepse hepatitet e marra nga sallat e dializës në QSUT nuk i lejojnë.
Alma Sheme në emisionin “Urbanika” apelon me ngulm ndarjen e pacientëve me diagnoza të ndryshme në salla të ndryshme.
Janë mbi 600 të sëmurë të cilët kanë nevojë për trajtimin me dializë. Disa prej këtyre pacientëve vijnë nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë për të bërë dializë në QSUT, pasi shërbimi i hemodializës nuk ofrohet në spitalet e qyteteve ku ata banojnë. Ky denoncim është bërë në emisionin “Urbanika” nga Alma Sheme, nënkryetare e shoqatës së pacientëve me dializë.
Redaksia Online
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com