92 magjistratë, gjyqtarë dhe prokurorë, që janë larguar përfundimisht nga sistemi prej vettingut, kanë përfituar në gjykatë administrative rreth 12 milionë euro të tjera trajtim financiar si paga kalimtare.
Duke përfituar nga hapësira ligjore që njeh të drejtën e një funksionari shtetëror të marrë rroga shtesë nëse hiqet nga puna apo i ulet niveli i pagës, ata kanë paditur Institutin e Sigurimeve Shoqërore, duke kërkuar sipas pozicioneve dhe vjetërsisë së punë nga 40 deri në 75% të pagës bruto, për një periudhë kohore 1 deri në 3 vite.
Ka qenë Kryeministri Rama ai që i denoncoi rastet përmes një postimi të ashpër në X.
"A e dini se gjykatat kanë dhënë deri më tani 92 raste në favor të llumit të pastruar nga vetingu, duke u dhënë një trajtim financiar prej rreth 12 milionë Eurosh nga buxheti i shtetit - pra duke i trajtuar jo si fajtorë, po si viktima që duhen dëmshpërblyer?! Akoma më keq, këto vendime gjykatash janë dhënë me urdhër ekzekutimi pa marrë vendimi formë të prerë (në Gjykatën Administrative të Apelit), duke e detyruar ISSH-në që nga fondi i pensioneve të kryejë pagesat për shkak të vendimit me ekzekutim",- shkruan Rama.
Kujtojmë se sipas ligjit të vettingut, të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që u shkarkuan fillimisht nga shkalla e parë e vettingut në KPK janë paguar për vite të tëra me 75% të pagës, edhe pse të pezulluar dhe nuk punonin asnjë ditë, në pritje të vendimit të formës së prerë në KPA.
Komente












hetojini pra kaq duhet ose lerini te livadhisin dhe mos u anko mo ne X se pensionistet ste ndjekin dot atje, dhe deputetet se bejne detyren si duhet nuk bejne shume share
Përgjigjuperse te shkarkuarit nuk hetohen per perfitime te paligjshme nese ka qene pasuria shkak i heqjes se tyre?
PërgjigjuIsh magjistratet duan ta vjedhin shtetin deri ne fund se ashtu jane gatuar. Jo si keta pabuksat e rinj.
PërgjigjuPërveçse retorikë bajate politike, kjo është injorancë e theksuar profesionale. Magjistratët kanë nga 20 vjet që paguajnë sigurime shoqërore suplementare dhe është e drejta e tyre kushtetuese të përfitojnë pagesë kalimtare dhe pension suplementar. Po llumi që vjell vetëm llum nuk ka se si ti dijë këto.
PërgjigjuPo kur paguanin prej vitesh sigurimin suplementar dhe u mbaje miliona leke si te dujej? Ara po marrin ate qe parashikon ligji i sigurimeve. Asgje me shume. Jane pjese e sigurimit suplementar dhe pike. Fare e keqe vetem propagande bolshevike dini te beni!
PërgjigjuGjyqtarët kan zbatuar ligjin,mos u kap me gjyqtarët,kapu me ata që bëjn ligjet.
PërgjigjuPo Ols noteri qe paguhet 3350€ ne muaj dhe qe nuk e ka aftesine dhe arsimimin per te qenë prokuror, si e quani ju Z. Kryeminister?
PërgjigjuPse ben sikur ankohesh o Ramke? Pse ben //te revoltuarin// e te habiturin? Kur u be ligji i Vetingut u vendos dhe sa do te paguheshin te pushuarit e te larguarit.Kush votoi per kete? A nuk ishin deputetet e Kuvendit qe e votuan dhe e bekuan dhenien e 75 % te pages?! A nuk ishin deputetet e PS e PD keta?!
PërgjigjuMire ja bëjnë. Kur nuk i hetove për pasurinë. Jemi i vetmi shtet qe qytetaret nuk bëjnë deklarate pasurie mbas moshes 16 vjeç
Përgjigju