Të shkarkuarit nga Vettingu mbeten jashtë Magjistraturës/ Këshilli Drejtues vendos në shtator

Gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga procesi i Vettingut rrezikojnë të mos jenë më pedagogë apo lektorë pranë Shkollës së Magjistraturës.

Report Tv është interesuar pranë shkollës së Magjistraturës për të shkarkuarit nga ky proces që japin mësim në këtë shkollë dhe përgjigja e marrë është se:

“Sipas ligjit ata janë të pezulluar deri në një vendim përfundimtar të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, por ccdo vit edhe këtë sezon në shtator Këshilli Drejtues i shkollës do të vendosë se si do veprojë me gjyqtarët e prokurorët e shkarkuar që janë pedagogë pranë shkollës”.

Po ashtu administrata e magjistraturës sqaron për Report Tv se “çdo lëndë në këtë shkollë ka 4 deri në 5 pedagog dhe nëse ndonjë prej tyre është prekur nga procesi i Vettingut, kjo nuk ndikon në mësimdhënie”.

Nga procesi i Vettingut 21 gjyqtarë e prokurorë mes tyre dhe lektorë magjistrature nuk mundën të kalojnë procesin e vettingut pasi sipas KPK-s nuk justifikuan pasurinë dhe kishin kontkate me të inkriminuar.

Shkolla e magjistraturës në Shqipëri është hapur për herë të parë në vitin 1997. Pas 21 viteve për shkak të Reformës në Drejtësi dhe ngërccit të krijuar për kompetencat e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm, të diplomuarit e këtij viti nuk mundën dot të emëroheshin si gjyqtarë e prokurorë dhe pse gëzojnë statusin e magjistratit.

Të shkarkuarit nga Vetting-u, lektor magjistrature

Altina Xhoxhaj

Artan Broci

Gentian Trenova

Shkëlzen Selimi

Dritan Rreshka

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase