Ligjvënësit e Kuvendit të Shqipërisë do të mblidhen sot për seancë plenare me një rend dite të ngjeshur. Në rend dite është parashikuar zhvillimi i 5 interpelancave të thirrura nga Partia Demokratike.

PD kërkon sqarime nga ministri i Mjedisit Sofjan Jaupaj për administrimin 102 kontejnerëve me mbetje toksike që ndodhen në periferi të qytetit të Durrësit. Interpelancë është kërkuar dhe me ministrin e Brendshëm, post që tashmë i përket Ervin Demos, të cilit PD i kërkon shpjegime për pretendimet se Policia e Shtetit ka përdorur forcë në arrestimin e qytetarëve gjatë protestave.

Opozita ka kërkuar interpelancë dhe me ministren e Arsimit Mirela Kumbaro, ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi dhe atë të Shëndetësisë Klodiana Spahiu. Kjo e fundit do të pyetet mbi krijimin e Operatorit të Shërbimeve të Integruara që do të administrojë koncesionet në shëndetësi si dhe furnizimet me barna.

Një prej pikave më të rëndësishme të rendit të ditës është dhe votimi i formulës së re për përllogaritjen e pagave të magjistratëve. PD ka kërkuar të hiqet nga rendi i ditës dhe të vijojnë konsutimet me magjistratët. 

Sistemi i drejtësisë është në kolaps pasi qeveria ka bllokuar në Thesarin e Shtetit pagat për muajin gusht. Drafti i PS parashikon një rritje me rreth 8500 lekë për rrogën referuese të magjistratëve, ndërkohë që pretendimi i tyre, i miratuar edhe nga KLGJ e KLP, është 9-fish më i lartë, rreth 80 mijë lekë më e lartë. Por, magjistratët thonë se drafti është në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkohë, protestuesit kanë paralajmëruar se do të mblidhen sërish jashtë Kuvendit për protestë.

 

Kliko këtu për të lexuar rendin e ditës...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:11
Sot kalon për votim drafti i PS për pagat e magjistratëve, PD kërkesë: Të hiqet nga rendi i ditës, të konsultimet me sistemin e drejtësisë

1787637468_seliaepd.jpg

PD ka kërkuar të hiqet nga rendi i ditës propozimi i PS për pagat e magjistratëve. PD thotë se duhet të vijojë konsultimi me sistemin e drejtësisë, në një kohë kur magjistratët e kanë kundërshtuar propozimin e PS.

 

Kliko këtu per të lexuar dokumentin e plotë

Ora 09:10
Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Lamallarit si Ministër i Brendshëm dhe emërimin e Ervin Demos

Presidenti Bajram Begaj, dekretoi sot shkarkimin e  Besfort Lamallari nga detyra e Ministrit të Punëve të Brendshme.

Po sot, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi emërimin e Ervin Demo në detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme.

Lajm në përditësim….

Foto: Dokumenti për dekretimin e Ervin Demos si Ministër i Brendshëm

Foto: Dokumenti për shkarkimin e Lamallarit