I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Tiranë shqiptari i dënuar për drogë në Itali, në pranga edhe italiani, ekstradim drejt Zvicrës

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Tiranë shqiptari i dënuar për drogë në Itali, në pranga edhe italiani, ekstradim drejt Zvicrës

TIRANË- Në kuadër të operacionit policor për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, policia e Tiranës ka arrestuar dy persona.

Bledar Bedini (Imami), 51 vjeç, është banues në Tiranë. Ai është dënuar me 7 vjet burg nga Gjykata e Apelit në Milani, për veprën penale “Trafik narkotikësh”. 

Gjithashtu, nga operacioni “Fast Albania” në bashkëpunim me specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në DVP Tiranë, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimi drejt Zvicrës, Alessandro Amorosi, 34 vjeç, banues në Itali. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Solothurn, Zvicër, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Shkelja e ligjit mbi drogat”, parashikuar nga Kodi Penal i Zvicrës.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane dhe zvicerane, vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja