Të shpallur në kërkim për disa vepra penale, ekstradohen tre persona në Shqipëri nga Italia dhe Zvicra (EMRAT)

Të shpallur në kërkim për disa vepra penale, ekstradohen tre persona në Shqipëri nga Italia dhe Zvicra (EMRAT)

Foto ilustruese

Ekstradohen dy shqiptarë dhe një shtetas italian drejt Shqipërisë pasi akuzohen për disa vepra penale. U ekstradua nga Italia, shtetasi Salvatore Castorina alias Andrea Di Dio alias Salvatore Cascino, si dhe shtetasi shqiptar Enea Korreshi. U ekstradua nga Zvicra, shtetasi Xhelal Krasniqi.

Italiani Salvatore Castorina u ekstradua në Shqipëri pasi sipas policisë, gjatë dhjetorit 2019 deri në mars 2020 krijoi një shoqëri fiktive së bashku me dy persona të tjerë me qëllim qarkullimin e shumave monetare në lidhje me rimbursimin e TVSH-së.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë regjistruar subjekte dhe kanë lëshuar fatura me TVSH fiktive, për shërbime konsulence, duke krijuar teprica kreditore, për të përfituar më pas rimbursim të TVSH-së. Në kuadër operacionit të koduar “Skema” në korrik 2023 me vendim gjykate u sekuestruan edhe 3 llogari bankare me vlerë 1.3 mln € dhe 13 milionë lekë. Gjatë operacionit u arrestuan 2 shtetas shqiptarë, ndërsa 3 shtetas italianë u shpallën në kërkim, mes tyre edhe Castorina.

50 vjeçarit i ishte caktuar masa e sigurisë ‘Arrest në burg’ nga Gjykata e Gjirokastrës, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

'-Salvatore Castorina alias Andrea Di Dio alias Salvatore Cascino, 50 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Shtetasi italian S. C., gjatë periudhës dhjetor 2019 - mars 2020, në bashkëpunim me 2 shtetas shqiptarë, kanë krijuar një skemë mashtruese të shoqërive fiktive, për qarkullimin e shumave monetare në lidhje me rimbursimin e TVSH-së.', thuhet në njoftimin e policisë.

Personi tjetër i ekstraduar nga Italia, është Enea Korreshi, 31 vjeç. Apeli i Vlorës e kishe dënura me 2 vite burg pasi në bashkëpunim me një tjetër kishte vjedhur pjesë këmbimi të automjeteve në një subjekt në Lushnjë.

'-Enea Korreshi, 31 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja”, pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka vjedhur pjesë këmbimi të automjeteve në një subjekt në Lushnjë.', vijon më tej njoftimi.

Ndërkohë nga Zvicra është ekstraduar Xhelal Krasniqi pasi së bashku me persona të tjerë kanë prodhurar dokumente identifikimi të falsifikuara, për shtetet e BE-së por edhe për shtetas që donin të udhëtonin në SHBA apo Kanada. GJKKO i kishte caktuar 39 vjeçarit masën e sigurisë ‘Arrest në burg’  për veprat penale “Falsifikimi  i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi kriminal”.

'Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Bern, Zvicër, u ekstradua drejt Shqipërisë, shtetasi Xhelal Krasniqi, 39 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi  i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi kriminal”.

Shtetasi Xhelal Krasniqi, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, në kuadër të grupit kriminal, kanë prodhuar dokumente identifikimi të falsifikuara, kryesisht për shtete të BE-së, për shtetas që synonin të udhëtonin drejt Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanadasë dhe vendeve të BE-së.', thotë policia.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Niku: 31/07/2024 18:24

    Sa e thjesht qenka ekstradimi per keta,ndersa per Arben Ahmetaj nuk eshte e lehet ,, si ka mundesi.... ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja