'Të shpëtojmë pasuritë shpirtërore', LSI aktivitet për trashëgiminë kulturore në Berat (VIDEO)

Qarku i Beratit me Tomorin, Dimalin, kishat më të vjetra në Ballkan, lagjet karakteristike të qytetit të 'Një mbi një dritareve'  dhe dhjetëra objekte të tjera ka pasuri të jashtëzakonshme kulturore. Por sipas Lëvizjes Socialiste për Integrim Qeveria nuk bën asgjë për turizmin dhe zhvillimin ekonomik.

Drejtuesi i listës së kandidatëve  të LSI-së për Qarkun e Berat, Ardit Çela,në një aktivitet të organizuar me specialistë të fushës prezantoi programin e forcës politike që ai përfaqëson për zhvillimin e turizmit kulturor në këtë qark.

"Vëmendja nga qeveria qendrore dhe lokale është inekzistente. Arto harxhojnë dhe keqmenaxhojnë miliarda lekë për qëllime të dyshimta dhe nuk investojnë në trashëgiminë kulturore që do të hapte mijëra vende pune, do të rriste mirëqenien e njerëzve. Ata mbyllen në zyrat e errëta dhe bëjnë punë të dyshimta. Shteti duhet të hartojë një plan masash për ringjalljen e trashëgimisë kulturore. Ne do të investojmë për ringritjen e pasurive kulturore dhe shpirtërore në Qarkun e Beratit", tha ndër të tjera Çela.

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën