Të shpifur në Demokraci
Duke parë filmin "Labirinti i heshtjes", ku regjisori italo-gjerman Giulio Ricciarelli tregon historinë e Kryeprokurorit të Gjermanisë Federale Fritz Bauer, i cili kundër politikës e kundër opinionit të përgjithshëm hetoi dhe procesoi kriminelë nazistë të Auschwitzit, u
Duke parë filmin "Labirinti i heshtjes", ku regjisori italo-gjerman Giulio Ricciarelli tregon historinë e Kryeprokurorit të Gjermanisë Federale Fritz Bauer, i cili kundër politikës e kundër opinionit të përgjithshëm hetoi dhe procesoi kriminelë nazistë të Auschwitzit, u përpoqa të sillja në mendje qoftë edhe një figurë të tillë, të vetme, në Shqipërinë e post Diktaturës. Nuk më erdhi në mendje asnjë: As një Kryeprokuror i mençur, i moshuar, i matur, i drejtë e i vërtetë, as ndonjë prokuror i ri, nga ata me një vështrim të pastër e të etëur për të vërtetën e të drejtën, i përkushtuar për më të mirën për vendin e vet, sado e hidhur dhe e rëndë për t'u përballur.
Ata që më vijnë në mëndje këtu, në shumicën e rasteve janë disa figura të dyshimta si institucionale ashtu dhe të shoqërisë civile: Njerëz që erdhën në Demokraci nga Diktatura e që mbartën me vete veset më të shpifura të asaj kohe frike, e mungese lirie. E çuditshme. Si ndodhi që nga e kaluara shtypëse dhe unikale shqiptare nuk doli as edhe një grimcë shqiptari që të kërkonte e të pretendonte Drejtësinë për viktimat dhe Gjykimin për vrasësit e kriminelët.
Pas Demokracisë plluskuan me shumicë figura ngatërresëtare; ata që dëshirën më të madhe dhe misionin numër 1 e kishin atë të përzierjes dhe të hedhjes së tymit në mendjet e shqiptarëve, në këtë mënyrë, për shumë vite askush nuk pa mirë e askush nuk kuptoi se kush ishin xhelatët për shqiptarët, e kush viktimat.
Pasioni i tymnajës vazhdon edhe tani. E sheh se sa me pasion ushtrojnë disa individë nëpër pushtetet kryesore si Politika, Gjyqësori dhe Media. Sidomos në këtë të fundit, e cila mendohet më e lira dhe mëndjehapura, e cila në dukje nuk detyron askënd të ketë rreshtim formal (ndryshe nga politika, gjyqësori) sheh individë që edhe pse me asnjë detyrim apo shtrëngim të kohës së Diktaturës, bëhen servilë e mbulues të së vërtetës në Demokraci. Këta nuk u shërbejnë më Diktatorit, por mjafton paguesit të radhës që mund të jetë trafikant, kontrabandist, evazor, ndërtues pallatesh me ashensorë që digjen apo me parkingje të kthyera në kafe.
A ka veprime më të ulëta se ato të një individi, gjykatësi, prokurori a gazetari, i cili duhet të gënjejë manipulojë në Demokraci? Ishte e turpshme, aspak dinjitoze edhe për ata që këto gjëra i bënin nën dhunën dhe në kohën e Diktaturës, ndërsa shumë bashkëatdhetarë tanë, përditë, i bëjnë në Demokraci.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.8%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3413
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ushqimet po importohen me lirë, por për konsumatorët ofrohen me rritje
25 Dhjetor, 13:49
-
Punonjësit me paga të ulëta në administratë do të marrin bonus 15 mijë lekë
25 Dhjetor, 13:45
-
Krishtlindjet/ Spiropali: Të udhëhiqemi nga dashuria, respekti dhe mirëkuptimi
25 Dhjetor, 13:44
-
Kampione e dimrit, kapiteni Dita rrëfen Dinamon për Report TV: S’fshihemi për titullin, ‘Final-4’ i çuditshëm
25 Dhjetor, 13:41
-
Berisha në Katedralen e Shën Palit: Magjia e Krishtlindjes të shndërrohet në frymëzim e forcë për të gjithë
25 Dhjetor, 13:39
-
Kërcimi viral i Donald Trump për Krishtlindje (VIDEO)
25 Dhjetor, 13:29
-
Mesazhi i Krishtlindjes, Ati i Shenjtë: Ndalni luftën në Gaza! Të heshtin armët dhe në Ukrainë, hapni portat e dialogut! Bekimi Urbi et Orbi
25 Dhjetor, 13:20
-
Në Himarë babagjyshi vjen nga deti, parada dhe koncerti festiv
25 Dhjetor, 13:12
-
Korçë/ Hyri me forcë në ambientet e një banke, jepet masa detyrim paraqitje për 38-vjeçarin
25 Dhjetor, 13:03
-
Apeli e dënoi për tjetërsimin e tokës te Rana e Hedhun, arratiset ish-kreu i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj! Nuk gjendet në banesë
25 Dhjetor, 13:02
-
Krishtlindje lufte në Palestinë! Të krishterët në kërkim të shpresës, Betlehemi kthehet në një qytet të trishtuar
25 Dhjetor, 12:54
-
Studimi/ Shqipëria, vendi i 5-të më pak i rreptë përsa i përket gjobave për drejtimin e automjeteve
25 Dhjetor, 12:54