Katër persona, përfshirë një vajzë shtatëvjeçare, janë plagosur nga të shtënat jashtë një funerali në veri të Londrës, ka thënë policia Metropolitane.
Sipas The Guardian, tre gra të moshës 48, 54 dhe 41, u dërguan në spital pas incidentit të së shtunës pasdite në Phoenix Road, afër stacionit Euston. Detektivët thanë se ngjarja ka ndodhur në afërsi të një kishe, ku po zhvillohej një varrim. Policia tha se të shtënat kanë ardhur nga disa persona brenda një automjeti që ka qenë në lëvizje.
Mësohet se gjendja e të plagosurve është e qëndrueshme. Në zonën ku ndodhi ngjarja, ka prani të shumtë policore ndërkohë që ende nuk dihen shkqet e një sulmi të tillë. Asnjë person nuk është arrestuar deri më tani.
Lajmi në përditësim...