VIDEO e rëndë/ Momenti kur 48 vjeçari hyn në lokalin plot me njerëz në Kosovë e vret një person! Policia kërkon ndihmë për ta arrestuar, i publikon foton

Policia e Kosovës kërkon ndihmë për arrestimin e autorit të vrasjes së ndodhur paditen e 7 gushtit 2023 në një lokal në rrugën ‘Leonard Palucaj’ në Klinë.’

Autori është Tush (Nue) Frroku I lindur në fshatin Kosh-Istog.

Policia kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë në stacionin më të afërt policor.

Ndërkohë në mediat kosovare qarkullon dhe video e vrasjes së  Anton Prelës. Nga videoja duket që autori hyn në lokalin ku është i ulur Prela dhe pasi qëllon del nga lokali dhe largohet.

48-vjeçari pasi është larguar nga lokali nёn kёrcёnimin e armёs ka grabitur një veturë dhe është larguar në drejtim të Gurrakocit të Istogut.

Ndërkohë nё fshatin Kosh të Istogut, ёshtё gjetur vetura e braktisur ndёrsa personi i dyshuar ёshtё ende nё kёrkim të policisë.

 

 

 

 

 

;

 

G.MO/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Politikanët shqiptarë që provuan burgun, arrestimin dhe prangat!

Politikanët shqiptarë që provuan burgun, arrestimin dhe prangat!