ELBASAN- Të shtëna me armë janë raportuar rreth orës 22:40 në qytetin e Elbasanit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Brigada 17 Sulmuese. Policia bën me dije se në banesën e një çifti pleqsh në katin e pestë të pallatit ka rënë një plumb qorr në rrethana të paqarta, teksa nuk ka asnjë person të lënduar.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të saj.
Komento