SHKODËR-  Ish-kreu i Komunës së Velipojës, njëherazi dhe ish-deputet, Pashko Ujka ka rënë pre e një atentati mbrëmjen e kësaj të hëne, për pasojë ka humbur jetën në spital. Report Tv ka mësuar se Ujkës i është bërë pritë pranë shtëpisë së tij, në lagjen “Vasil Shanto”, pranë Lulishtes te Kisha Ortodokse në Shkodër, rreth orës 18:15, ku mësohet se ka marrë plagë në shtyllën kurrizore, për pasojë vdiq. Në ato momente ai ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja dhe vëllai i tij të cilët kanë parë të gjithë ngjarjen. Në dëshminë e saj, gruaja ka deklaruar se thjesht ka parë bashkëshortin e saj që është shembur në tokë, duke konfirmuar se është qëlluar me silenciator.  

"Nuk ka pasur konflikte me askënd, kemi qenë duke ecur së bashku me vëllanë e Pashkos. Veç kur është rrëzuar për tokë", mësohet të ketë thënë ajo.

64-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital rëndë, ku familjarët kërkuan ndihmë qytetarëve që të dhurojnë gjak A negativ, por nuk ia doli që të mbijetonte

Deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të autorit, i cili ka vepruar i vetëm dhe është larguar në këmbë. Nuk dihet nëse është ndihmuar nga persona të tjerë. Gjithashtu nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, teksa mësohet se kjo është hera e dytë që i është bërë atentat, ku më herët kanë qëlluar në drejtim të banesës së tij në Velipojë. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit teksa vijojnë hetimet.

Kush është Pashko Ujka?
Pashk Ujka, gjatë legjislaturës 2005-2009, ishte deputet i PDK-së në parlamentin Shqiptar, madje ishte kryetar i këtij grupi parlamentar dhe pjesë e koalicionit me Partinë Demokratike. Ndërsa në zgjedhjet e vitit 2009, ai doli pjesë e partisë Demokristiane që drejtohej nga Nikollë Lesi. Në zgjedhjet lokale 2011, Ujka kandidoi po nën siglën e PDK-së i mbështetur nga PS-ja në koalicionin për të ardhmen. Ujka ka shërbyer edhe si kryetar i komunës së Velipojës në vitet 2011- 2015 nën siglën e PS

Hetimet
Hetimet janë përqendruar jo vetëm me funksionin e tij si ish-kryetar i Komunës së Velipojës, por edhe si ndërtues, nisur nga fakti se ai është ndërtues i disa pallateve në qytetin e Shkodrës vitet e fundit. Ndërkohë janë sekuestruar kamerat e sigurisë të bizneseve dhe banesave përreth që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Pashko Ujka

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:15
I vranë burri në atentat/ Zbardhet dëshmia e bashkëshortes: Pamë vetëm kur ra në tokë (konfirmon se u qëllua me silenciator)

Zbardhet dëshmia e gruas së Pashko Ujkës. Amësohet se ajo ka thënë se nuk ka dëgjuar krisma, por ka parë bashkëshortin në tokë, që konfirmon se është qëlluar me silenciator.

"Nuk ka pasur konflikte me askënd, kemi qenë duke ecur së bashku me vëllanë e Pashkos. Veç kur është rrëzuar për tokë", mësohet të ketë thënë ajo.

Ora 20:05
Iu bë atentat, vdes në spital ish-kryetari i Velipojës, Pashko Ujka

 

Vdes në spital ish-kryetari i Velipojës, Pashko Ujka

Ora 19:50
Atentati ndaj Pashko Ujkës në Shkodër, ja pista kryesore! Sekuestrohen kamerat e sigurisë së biznesve dhe banesave përreth

 

Hetimet, për atentatin ndaj Pashko Ujkës, janë përqendruar jo vetëm me funksionin e tij si ish-kryetar i Komunës së Velipojës, por edhe si ndërtues. Report Tv mëson se ai është ndërtues i disa pallateve në qytetin e Shkodrës vitet e fundit dhe mendohet se atentati mund të ketë lidhje me këtë ngjarje. Ndërkohë janë sekuestruar kamerat e sigurisë të bizneseve dhe banesave përreth që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Ora 19:20
Sot iu bë atentat në Shkodër, Pashko Ujka në gjendje të rëndë, familjarët kërkesë qytetarëve për të dhuruar gjak

1638208789_1638208035ujka.jpg

Report Tv mëson se Pashko Ujka ndodhet në gjendje të rëndë. Familjarët e tij kërkojnë gjak.

"Persona që kanë gjakun A negativ ftohen në spitalin rajonal të Shkodrës të dhurojnë gjak për të Pashko Ujkën", njoftojnë familjarët e tij.

Ora 19:10
I zunë pritë pranë shtëpisë, Report Tv sjell pamjet nga vendi ku u qëllua Pashko Ujka

Dalin pamjet e para nga vendi i ngjarjes së plagosjes në Shkodër, ku një plumb në shpinë ka marrë ish-kryetari i Komunës së Velipojës, Pashko Ujka.Report Tv sjell video teksa shihet një prezencë e madhe e policisë. 

Ora 18:52
Plagosja e ish-kryetarit të komunës së Velipojës, Policia jep njoftimin zyrtar

1638207768_shkoder.jpg

Policia sjell njoftim zyrtar për plagosjen e ish-kryetarit të Komunës së Velipojës, Pashko Ujka

"Rreth orës 18:15, në  lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi P. U., 64 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur  menjëherë shërbimet e Policisë  dhe vijon krehja e  zonës  me qëllim kapjen e autorit.

 Grupi hetimor  nën drejtimin e Prokurorisë po  vijon punën për  sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes", njofton Policia. 

Ora 18:41
Të shtënat me armë në Shkodër, del fotoja, ky është ish-kryetari i Komunës së Velipojës që u plagos, mori plagë në shtyllën kurrizore

1638207697_UJKA.jpeg

Report Tv sjell foto të Pashko Ujkës, që mbeti i plagosur sot në Shkodër. Mësohet se ai ka marrë plagë në shtyllën kurrizore.