SHKODËR- Alban Bruçi, 25-vjeç i ka shpëtuar një atentati mbrëmjen e sotme në lagjen Rus në Shkodër. Në drejtim të makinës tip ‘Audi A3’, me targa ‘AB 199 BA, me të cilën udhtonte i riu është qëlluar me armë të llojit pistoletë. Fatmirësisht plumbat nuk kanë arritur që ta kapin Alban Bruçin.

Sipas raportimeve të para, makina është qëlluar nga një tjetër mjet në lëvizje nga persona ende të paidentifikuar.

Burime pranë vendit të ngjarjes bëjnë me dije se më shumë se 20 gëzhoja pistolete janë gjetur në vendin e ngjarjes. Ndërkohë sipas dëshmitarëve mendohet se në drejtim të tij është hapur zjarr nga persona me motor. Policia ka rrethuar të gjithë zonë dhe po punon për identifikimin e autorëve.

Emri i Alban Bruçit, nuk është i panjohur për policinë, kjo pasi në 2016 është arrestuar dhe akuzuar se në lagjen “Vojo Kushi” pas teatrit “Migjeni” ka qëlluar me armë në drejtim të shtetasit me iniciale A.J, i cili po udhëtonte me një automjet. Bruçi u akuzua për vrasje me dashje e mbetur në tentativë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:33
Të shtënat me armë në drejtim të automjetit të 25-vjeçarit, policia e Shkodrës jep detaje

1661456658_shkoder.jpg

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje në lidhje me të shtënat me armë që ndoshën në Shkodër.

'Rreth orës 21:30, shtetasi A. B., 25 vjeç, ka kallëzuar se, në lagjen "Partizani", Shkodër është qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit tip "Audi".

Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar. 

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli edhe në zonën përreth, me qëllim kapjen e autorit/ëve.'- njofton policia.

Ora 22:11
I shpëtoi breshërisë së plumbave në Shkodër, Alban Bruçi i arrestuar në 2016 pasi tentoi të vriste një person

Alban Bruçi, i cili i shpëtoi një atentati mbrëmjen e sotme në Shkodër, në ‘lagjen Rus’ pasi drejt makinës me të cilën udhëtonte u qëllua me breshëri plumbash, nuk është një emër i panjohur për drejtësinë.

Ai është arrestuar në vitin 2016, asokohe 19 vjeç, dhe akuzohej se në lagjen “Vojo Kushi” pas teatrit “Migjeni” qëlloi me armë në drejtim të shtetasit me iniciale A.J, i cili po udhëtonte me një automjet. Bruçi u akuzua për vrasje me dashje e mbetur në tentativë.

Ngjarja që terrorizoi banorët e zonës ndodhi më 1 prill të vitit 2016, në afërsi të teatrit “Migjeni” ndërsa fatmirësisht nuk pati të lënduar. Dëshmitarët në vendin e ngjarjes treguan se kishin qenë 2 automjete një me targa italiane dhe automjeti tjetër me targa të huaja. Njëra nga makinat kishte qenë në ecje kur një person ka qëlluar me kallashnikov nga dritarja e pasagjerit në drejtim të automjetit tjetër të parkuar në rrugë ku brenda po qëndronin disa persona të cilët mendohet se i janë përgjigjur me armë. Ndërkohë që tre muaj me vone blutë e Shkodrës kanë zbardhur edhe dinamiken e kësaj ngjarje duke vënë në pranga edhe një tjetër.

Ora 22:10
E qëlluan me breshëri kallashnikovi brenda makinës, kush është pronari i mjetit në Shkodër! Arriti të largohej në kohë

Alban Bruçi i ka shpëtuar një atentati mbrëmjen e sotme në Shkodër në lagjen rus. Ndaj tij u qëllua me breshëri kallashnikovi, mirëpo fatmirësisht arriti që të shpëtojë.