Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur pasditën e së dielës në rrugën e Kavajës në Tiranë, ku ka mbetur i plagosur një person, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shoqëruar dy persona për ngjarjen, njëri prej të cilëve është nga Kosova. Flamur Hoti dhe Anton Azizi, 26 dhe 31 vjeç, dyshohet se kanë lidhje me ngjarjen.Të shtënat me armë kanë ndodhur rreth orës 16.00 në një lokal në afërsi të pallatit me shigjeta.

Sipas burimeve të policisë, 4 persona janë konfliktuar me njeri-tjetrin në ambientet e një lokali dhe situata më pas ka precipituar deri në përdorimin e armëve.

Sipas dëshmitarëve, i plagosuri ka marrë dëmtime në vesh. Si i plagosuri ashtu edhe autori i plagosjes janë larguar nga vendi i ngjarjes ende pa mbërritur policia.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, policia ka gjetur vetëm gjurmët e plumbave. Nga mungesa e gëzhojave, dyshohet se autori të ketë përdorur pistoletë me mulli. Ndërkohë që po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.


plagosje rruga kavajes
(Foto, policia në vendngjarje)
(Foto, policia ne vendngjarje)
(Foto, policia në vendngjarje)

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com