Pak para nisjes së Kupës së Botës për Femra të FIFA-s në Zelandën e Re, dy persona janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë në një kantier ndërtimi në qytetin Auckland të Zelandës së Re.
Sipas mediave ndërkombëtare, ngjarja ka ndodhur në orën 07:22 në një kantier ndërtimi në zonën qendrore të Auckland, disa orë përpara se të niste ceremonia hapëse e Kupës së Botës për Femra.
Policia ka bërë të ditur se dy persona mbetën të vrarë nga sulmi me armë, ndërsa gjashtë të tjerë, përfshirë oficerë policie, u plagosën.
Sipas mediave personi i armatosur që ndërmori sulmin e rrezikshëm me armë mbëti i vrarë, ndërsa policia shprehet se asnjë motiv politik apo ideologjik nuk u identifikua në lidhje me shkakun e sulmit.
Autori 24-vjeçar ishte i njohur për policinë, pasi në të shkuarën ai kishte pasur histori të dhunës në familje dhe probleme të shëndetit mendor.
Kryebashkiaku i Auckland, Wayne Broën tha se të shtënat nuk kishin asnjë lidhje me Kupën e Botës për femra, ndërsa falënderoi policët e guximshme të Zelandës së Re, të cilët u përplasën me armë zjarri, për të shpëtuar jetën e të tjerëve.
Kryebashkiaku theksoi se i gjithë personeli i FIFA-s dhe ekipet e futbollit janë të sigurt dhe se turi i futbollit do të vazhdojë normalisht.
"Nuk më kujtohet që diçka e tillë të ketë ndodhur ndonjëherë në qytetin tonë të bukur. Ngjarjet e këtij mëngjesi kanë qenë tragjike dhe shqetësuese për të gjithë banorët e Auckland-it, pasi kjo nuk është diçka me të cilën jemi mësuar," shkroi Brown në Twitter.
Ndërkohë FIFA shprehu ngushëllimet më të thella për familjet e viktimave dhe tha se ishte në komunikim me autoritetet e Zelandës së Re.
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Mars, 13:11
Qeveria rikthen Bordin për naftën, a besoni se do mbahen çmimet nën kontroll?
-
Po
36.4%
-
Jo
56.9%
-
Nuk e di
6.6%
Vota total: 664
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Botërori 2026/ Irani kërkoi që ndeshjet të zhvendoseshin nga SHBA-ja drejt Meksikës, FIFA i refuzon: Gjithçka sipas planit fillestar
18 Mars, 09:47
-
CAF i hoqi trofeun dhe ia kaloi humbësve të Marokut, Federata Senegaleze e Futbollit: Vendim që 'minon' futbollin afrikan, e apelojmë në CAS-in e Lozanës
18 Mars, 09:04
-
Irani bën prapakthehu, apel FIFA-s për Kupën e Botës: Zhvendosini ndeshjet tona nga SHBA-ja për në Meksikë
17 Mars, 09:11
-
FIFA miraton katër risi për Kupën e Botës 2026, rregullat e reja të lojës bëhen 'me kronometër' për futbollistët në fushë
16 Mars, 15:28
-
SHBA/ Të shtëna me armë në një sinagogë në Detroit, në Michigan: U vra atentatori i dyshuar, nuk ka viktima të tjera
12 Mars, 19:17
-
'Finalissima' spostohet nga Doha për shkak të bombardimeve, ofrohet 'Bernabeu' për finalen Spanjë - Argjentinë! Amerikano-latinët janë kundër
12 Mars, 15:41
-
Michel Platini kritikon ashpër VAR-in: Jam i lodhur nga ndërhyrjet e tij
11 Mars, 14:59
-
VIDEO/ E konfirmon ministri iranian i Sportit: Irani nuk do marrë pjesë në Kupën e Botës 2026! E zëvendëson Iraku?
11 Mars, 13:36
-
Presidenti i FIFA-s, Infantino: Trump më garantoi se ekipi i Iranit është i mirëpritur në SHBA për Kupën e Botës 2026
11 Mars, 09:49
-
FIFA, Infantino: Për një muaj morëm 500 milionë kërkesa për bileta, do jetë një Botëror i jashtëzakonshëm
10 Mars, 16:00
-
FIFA 'nxjerr zbuluar' Sylvinhon, zyrtarizon para kohe afrimin e ri në kombëtaren shqiptare të futbollit! Bujar Pllana largohet nga Kosova
10 Mars, 10:28
-
Skandal bastesh në elitën e futbollit kinez, më shumë se gjysma e ekipeve e nisin sezonin me pikë minus
7 Mars, 14:20