I bëhet atentat 22-vjeçarit te Komuna e Parisit, persona të paidentifikuar e qëllojnë brenda në makinë, merr plumb në këmbë (EMRI DHE FOTO)
Një atentat me armë zjarri është regjistuar mbrëmjen e kësaj të marte te Komuna e Parisit, ku ka mbetur i plagosur një 22-vjeçar. Report Tv mëson se i plagosuri është identifikuar si Redi Balla, i cili është qëlluar brenda makinës së tij të parkuar në lulishten në këtë zonë.
Redaksia 12 Tetor 2021, 22:52 | Përditesimi: 13 Tetor 2021, 07:17
TIRANË- Një atentat me armë zjarri është regjistuar mbrëmjen e kësaj të marte te Komuna e Parisit, ku ka mbetur i plagosur një 22-vjeçar. Report Tv mëson se i plagosuri është identifikuar si Redi Balla, i cili është qëlluar brenda makinës së tij të parkuar në lulishten në këtë zonë.
Gazetari i Report Tv Sokol Dema mëson se, 22-vjeçari ka marrë një plumb në këmbë dhe nuk rrezikon jetën. Nuk dihen ende motivet e këtij sulmi, por duket si një skemë e mirëorganizuar nga ana e atentatorëve, të cilët kanë shfrytëzuar një moment kur vëmendja e të gjithëve, përfshirë edhe uniformave blu ka qenë e fokusuar te ndeshja e Shqipërisë.
Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen një prezencë e madhe e forcave të policisë si edhe të qytetarëve kureshtarë për të parë dhe mësuar se çfarë ka ndodhur. Kjo zonë, është mjaft e frekuentuar dhe rrethohet nga biznese me kamera të shumta sigurie, çka mund të ndihmojnë me zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, si edhe deri në identifikimin e autorit.
Atentati te Komuna e Parisit, i plagosur një 22-vjeçar
Policia jep njoftim për atentatin te Komuna e Parisit.
"Rreth orës 22:35, tek lulishtja në rrethrrotullimin e Komunës së Parisit, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri brenda mjetit të tij të parkuar shtetasi R.B, 22 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe po vijojnë kontrollin e saj për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentin e plotë të saj", njofton Policia.