Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, 19 vjeçari plagoset aksidentalisht nga i mituri! Policia arreston të riun dhe nis hetimin për 15 vjeçarin

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, 19 vjeçari plagoset aksidentalisht nga i mituri! Policia arreston të riun dhe nis hetimin për 15 vjeçarin

Foto ilustruese

Nata e ndërrimit të viteve për pak sa nuk ka përfunduar në një tragjedi në Postribë të Shkodrës ku një 19 vjeçar u dërgua në spitalin Rajonal për të marrë mjekim pasi ishte plagosur në këmbë me armë zjarri.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur mënyrë aksidentale rreth orës 24:00, ku raportohet se fillimisht 19 vjeçari, i identifikuar si S.P ka qenë duke qëlluar me armë zjarri në ajër në një vend ku ka pasur edhe të mitur. Më pas i riu i ka dhënë pistoletën një 15 vjeçari për të qëlluar në ajër. Në mënyrën që 19 vjeçari ka dashur t’i marrë armën të miturit, arma është shkrepur dhe për pasojë është plagosur në këmbë.

Policia vuri në pranga 19 vjeçarin S.P për mbajtje pa leje të pistoletës e cila u sekuestrua nga oficerët. Ndërkohë është proceduar penalisht 15 vjeçari i cili ka pasur në dorë armën me të cilën u qëllua aksidentalisht 19 vjeçari.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:11
Zbardhet plagosja e të riut në Shkodër/ Policia: U qëllua aksidentalisht nga 15 vjeçari të cilit i dha armën! Në pranga 19 vjeçari, hetohet i mituri

Një 19 vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës dhe një 15 vjeçar është proceduar penalisht për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Postribë ku u raportua se një i ri është plagosur.

Mësohet se ka qenë 19 vjeçari ai i cili i ka dhënë pistoletën 15 vjeçarin për të qëlluar në ajër, dhe në momentin që ka tentuar t’ja marrë sërish arma është shkrepur duke e lënë të plagosur vetë 19 vjeçarin S.P i cili po merr mjekimin në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas hetimeve të policisë, arma me të cilën 19 vjeçari lëvizte dhe e përdori për të qëlluar në ajër, ishte pa leje.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin