Tiranë, të shtëna me armë zjarri në bulevardin 'Bajram Curri, pa të lënduar

Tiranë, të shtëna me armë zjarri në bulevardin 'Bajram Curri, pa të lënduar

Foto ilustruese

Tiranë-Rreth orës 05:00 të mëngjesit ka pasur të shtëna me armë zjarri  në bulevardin “Bajram Curri”. E.D 32 ka qëluar në drejtim të një makine tip “FIat Punto” ku brenda saj ndodheshin shtetasit me inicialet K.M 23 vjeç dhe L.M 34 vjeç, por nuk ka pasur pasoja dhe të lënduar. Nga hetimet paraprake të policisë ka rezultuar se shtetasit janë konfliktuar në një lokal për motive të dobta.

Pasi janë larguar nga lokali shtetasi E.D i ka ndjekur me makinë dhe dyshohet se ka gjuajtur me armë në drejtim të mjetit. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit. Parashikuar nga Nenet dhe 84, 150 dhe 278 të Kodit Penal.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston