Të shtëna me armë zjarri në Dibër, plagoset një person (EMRI)

Të shtëna me armë zjarri në Dibër, plagoset një person (EMRI)

Foto ilustruese

DIBËR-Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e kësaj të premte në qytetin e Dibrës, ku një person ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18.00, në vendin e quajtur "Kthesa e Majtarës", njësia administrative Maqellarë. 

Report Tv mëson se i plagosur ka mbetur Faik Zeqja. Zeqja ka marrë plagë në këmbë, teksa nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.

"Rreth orës 18.00, në vendin e quajtur "Kthesa e Majtarës", njësia administrative Maqellarë, në rrethana ende të pa qarta  dyshohet se është plagosur në pjesën e këmbës shtetasi F. Z., rreth 51 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton policia. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rama për protestën para takimit në Londër: Të nxitur nga të verbërit në Tiranë! Ish-ministrja e Brendshme quajti shqiptarët pushtues

Rama për protestën para takimit në Londër: Të nxitur nga të verbërit në Tiranë! Ish-ministrja e Brendshme quajti shqiptarët pushtues