SHKODËR- Atentat në Dobraç të Ri të Shkodrës! Dedë Pllanaj, ishte shënjestra e sulmit me armë zjarri mbrëmjen e sotme, i cili mbeti i plagosur. 60-vjeçari, banues në fshatin Shtoj i vjetër, u qëllua me 4 plumba nga një makinë në lëvizje.

Persona ende të paidentifikuar, qëlluan në drejtim të tij në një pikë karburanti, ku 60-vjeçari ishte i punësuar. Report Tv mëson se Pllanaj ka marrë plagë në këmbë dhe krah. Pllanaj është dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodrës dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetën,

Dedë Pllanaj, është djali i xhaxhait të Bardhok Pllanajt, i njohur ndryshe si ‘kumbari i drogës’ më Shkodër, i ekzekutuar më 4 prill të vitit të kaluar. Dyshohet se pistat kryesore të atentatit janë hakmarrja dhe lidhja me kushëririn e tij Bardhok Pllnajn.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e saj. Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit me qëllim kapjen e autorit/ve.

Si u vra Bardhok Pllanaj?

Më 4 prill të vitit 2021 biznesmeni Bardhok Bllanaj ka mbetur i vrarë si pasojë e një atentati. 40 plumba u shkrehën në drejtim të 46-vjeçarit Pllanaj në Dobraç të Ri në Shkodër. Në momentin e ekzekutimit, Pllanaj, i njohur si “Kumbari” i drogës, ishte në lëvizje me automjetin e tij. Autorët e kanë ndjekur që pranë Spitalit të Shkodrës ku kishte qenë më herët, ndërsa në 150 metrat e fundit pranë banesës kanë lëvizur paralel dhe është qëlluar me breshëri plumbash kallashnikovi. 7 vite më parë, Bardhok Pllanaj, i dyshuar si trafikant narkotikësh, arriti t'i shpëtonte policisë dhe u fsheh në automjetin e ish-deputetit Mark Frroku.

Kush ishte Bardhok Pllanaj?  I ekzekutuari në Shkodër, biznesmeni Bardhok Pllanaj ishte një emër i njohur për policinë. 7 vite më parë, i dyshuar si trafikant narkotikësh, Pllanaj arriti t'i shpëtonte policisë dhe u fsheh në automjetin e ish-deputetit Mark Frroku. Ngjarje kjo e cila trazoi politikën katër vite më parë si një skandal i përmasave të mëdha, por që Frroku e mohoi një gjë të tillë. Nga ana tjetër, ishte raporti i oficerëve të gjurmimit në sektorin e narkotrafikut ku shkruhet se ai ka lëvizur nga lokal “Antika” në Tiranë drejt Laprakës me automjetin "Audi" në pronësi të deputetit. 46-vjeçari ishte në kërkim policor në 2014-ën i dyshuar për trafik droge. 

I njohur ndryshe si "Kumbari" i Shkodrës, Pllanaj mbahej në vëzhgim prej disa kohësh si i përfshirë në trafik droge për llogari të operacionit “Lugina Vilunit”, ku u sekuestruan rreth 804 kg drogë e lloji kanabis në momentin kur po tentohej të trafikohej drejt Italisë me gomone. Droga u hodh nga trafikantët në det në vendin e quajtur Rana e Hedhun në Shëngjin pasi ata panë shërbimet e policisë. Koka i trafikut u dyshua pikërishit biznesmeni Bardhok Pllanaj.

Bardhok Pllanaj

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:52
Atentati ndaj Dedë Pllanajt, reagon policia

Policia ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me plagosjen e Dedë Pllanjat. Sipas policisë, Dedë Pllanaj,  60 vjeç banues në fshatin Shtoj i Vjetër, është plagosur në rrethana të paqarta dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve.

'Rreth orës 22:10, në lagjen "Dobraç"  Shkodër, në rrethana ende të paqarta,  është plagosur me armë zjarri shtetasi D.P. 60 vjeç banues në fshatin Shtoj i Vjetër,  i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje - dalje të qytetit  dhe vijon krehja e zonës me qëllim  kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon  për  identifikimin e autorit/ve  zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarjeje.'- njofton policia.

Ora 22:27
Sot iu bë atentat kushëririt, Report Tv rikthen videon, si u vra Bardhok Pllanaj një vit më parë! Autorët e ndoqën 'kumbarin' e drogës dhe e ekzekutuan me 40 plumba

Report Tv rikthen videon e ekzekutimit të Bardhok Pllanajt në prill të 2021. Në video shihet momenti i fundit ku makina e autorëve tip "Passat" ndjek makinën e Bardhok Pllanaj, 46 vjeç, pak para ekzekutimit me armë zjarri. Shihen edhe lëvizjet e fundit të "kumbarit", i cili u bë shosh nga plumbat e vrasësve gjakftohtë. Ai po udhëtonte me makinë drejt Malësisë së Madhe, por është ekzekutuar rrugës.

Foto nga momenti kur automjeti i Bardhok Pllanajt ndiqet nga atentatorët vetëm pak çaste para se të ekzekutohej
Ora 22:20
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një i afërm i Bardhok Pllanjat, Dedë Pllanaj

Burime për Report Tv bëjnë me dije se një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Shkodër, ku ka mbetur i plagosur një i afërm i Bardhok Pllanajt, Dedë Pllanaj.