Mbrëmjen e sotme në qendër të diskutimit në emisionin ‘Repolitix’ ishte vrasja e trefishtë në Elbasan në datë 29 dhjetor (lexo këtu). Viktima të atentatit mafioz mbetën Endrit Alibej, që ishte shënjestra së bashku me xhaxhanë e tij, Arben Dylgjeri dhe turkun Erdal Durunay, ndërsa deri tani nuk ka asnjë të arrestuar. Pista ku po hetohet është prishja e pazareve të drogës në Itali. Sonte për herë të parë në emisionin Repolitix u zbulua ekskluzivisht roli i Endrit Alibejt në trafikun e drogës në Itali në dosjen prej 237 faqesh. Gazetari i Report Tv Artan Hoxha publikoi edhe një foto të kohëve të fundit të Endrit Alibejt, pak ditë para se të ekzekutohej në Elbasan në datë 29 dhjetor të 2018.
Dosja e drejtësisë italiane për Endrit Alibejn
Operacioni i policisë italiane që çoi në arrestimin e Endrit Alibejt në 4 qershor të vitit 2013 është konsideruar si nga operacionet më të suksesshme kundër trafikut të drogës në vendin fqinj. Report Tv publikon pamjet e momentit të arrestimit në Itali në 2013. Sipas medias italiane në këtë operacion të paprecendetë kanë marrë pjesë mbi 300 agjentë dhe u arrestuan në flagrancë mbi 15 persona ndërsa u sekuestruan rreth 30 kg kokainë.
Policia italiane gjithashtu arriti të dokumentonte trafikun e drogës për të paktën 30 kg me një vlerë mbi 10 milionë euro. Ndërkohë në total policia ndërmori 31 procedime. Të shumta kanë qenë kontrollet në qendër të Astit në veri të Italisë për të çmontuar atë që policia italiane e cilësoi një kartel kriminal shqiptaresh me pjesëmarrje edhe të shtetasve italianë. Operazioni “cocash” ka zgjatur përreth 2 vjet nga gushti i vitit 2011 deri në qershor 2013 dhe është shtrirë krahas veriut të Italisë edhe në Holandë. Në deklaratën e tij drejtuesi i operacionit të policisë italiane theksoi se vështirësia lidhej me faktin se në kërkim ishin persona me lëvizshmëri të madhe të cilët përdornin disa emra dhe nofka.
Gjithashtu për policinë italiane suprizë ishte dhe fakti i gjetjes se tre pistoletave dhe municioneve te tjera në banesën e njërit prej personave të hetuarve. Mes te arrestuarve të operacionit të 4 qershorit ka qenë dhe Endrit Alibej së bashku me të vëllait të tij Andrea Alibej. Pikërisht 29-vjeçari i arrestuar në atë kohë përdorte disa emra madje edhe te shtetësive te ndryshme. Endrit Alibej përdorte gjithashtu emrin Endrit Dylgjeri apo Ravik Dylgjeri duke përdorur në këtë rast mbiemrin e nënës. Gjithashtu ai përdorte dokumentet si shtetas rumun Gabriel Manu apo si shtetas grek me emrin Dimitrios Kriporis . Endrit Alibej ka përdorur sipas dosjes italiane dhe nofkat “Tino” dhe “Tarzan”.
Ndërsa vëllai i tij renditet i 10 në listë me emrin Erion Alibej. Por edhe ai përdorte dy emra të tjerë Erion Dylgjeri dhe Andrea Alibej. Sipas policisë italiane të dy vëllezërit drejtonin një grup te trafikut të drogës nga Holanda drejt veriut të Italisë. Hetimet e policisë italiane janë zhvilluar kryesisht në rajonin e Astit por janë shtrirë edhe në Holandë. Sipas dosjes italiane dy vëllezërit të konsideruar si koka e grupit janë vënë në përgjim në gusht të vitit 2011 pasi dyshoheshin për trafikim dhe shpërndarje droge në veri dhe në qendër të Italisë. Po sipas dosjes hetimore dy vëllezërit kishin kontakte të shumta si me furnizuesit e lëndës narkotike ashtu edhe me blerësit. Përgjimet shkojnë deri në Amsterdam ku Endrit Alibej shfaqet duke bërë pazare droge me një bashkëatdhetarin shqiptar te identifikuar nga policia italiane me emrin Astrit. Në një bisedë të përgjuar të datës 7 dhjetor të vitit 2011 Endrit Alibej e pyet Astritin:
Endrit: Prej sa kohesh je ti këtu Astrit?
Astrit: 6 apo 7 vjet … Do ta marrësh me 10000 por me lekë në dorë…
Kjo është një pjesë e vogël e shumë përgjimeve të dosjes prej 237 faqesh që coi në arrestin me burg të Endrit Alibej. 29 vjecari shfaqet si personazh kryesor ne këto përgjime të këtij grupi që policia e ka cilësuar si kartelin shqiptar të drogës. Endrit Alibej u dënua nga gjykata e Apelit me 5 vite burg por ishte ne pritje te gjykimit ne Kasacion. Ai ishte lënë i lirë pas vuajtjes së dënimit ndërsa ishte kthyer ne Shqipëri pak ditë para se te ekzekutohej ne 29 dhjetor ne Bradashesh.
Endrit Alibej
Dosja e drejtësisë Italiane për Endrit Alibejn
Në video pjesa e parë e emisionit Repolitix në Report TV mbi masakrën e Elbasanit.
Në video pjesa e dytë e emisionit Repolitix në Report TV mbi masakrën e Elbasanit.
Gjykata e Elbasanit la në burg një javë më parë Bexhet Musmuçën dhe të dashurën e tij Fjola Cani, të cilët u ndaluan menjëherë sapo në televizionin “Report Tv”, u transmetua lajmi për tentativën e pengmarjes së Aurel Gunit (Lexo këtu). Por ndryshe nga sa deklaroi në polici Aurel Guni, se Musmuça kishte tentuar ta merrte peng për llogari të Çapjave, policia dhe prokuroria e Elbasanit nuk kanë ngritur një akuzë për “Heqje të paligjshme të lirisë” ndaj Musmuçës. Ky i fundit njihet në Elbasan si përdorues droge dhe ka dalë ditën e enjte para gjykatës së Elbasanit duke u përballur vetëm me akuzën e “Vjedhjes me dhunë” të makinës së Aurel Gunit dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
Mbrëmjen e sotme gazetari Artan Hoxha që denoncoi këtë ngjarje në fund të vitit të kaluar u shpreh se “Ishte marrë peng që të organizohej një vrasje në Elbasan. U bë publike, por kur shkoi në prokurori u tha se ishte grabitje makine, po si ishte grabitje, ku ai e mori peng, i vendosi pistoletën në kokë. Në qershor në dhe korrik ka pasur 4 raste rrëmbimi personi dhe rrahje në Elbasan. Ka pasur djegie dhe vendosje tritoli. Në një vendosje zjarri u dogjën 13 makina, dihet kush e ka dhe kush e vendosi. Po nuk ke vullnet dhe mbështetje nga lart nuk bën dot gjë” tha Hoxha.
Gazetari i Report Tv, Driçim Caka u shpreh mbrëmjen e sotme në emisionin Repolitix se krimi në Elbasan mund të goditet vetëm me angazhim e drejtuesve të Policisë së Shtetit. “Nëse policia nuk ndërhynë Elbasan, do të jetë një minë me sahat që do të pëlcasë. Ka zëra që mund të ketë ndryshime të tjera në policinë e shtetit. Në Elbasan nuk ka zgjidhje me policinë lokale, duhet angazhim dhe vullnet për të goditur këto grupe nga drejtuesit e policisë së shtetit”.
Ish-drejtuesi i policisë Ismail Elezi akuzon policinë për neglizhencë referuar zbulimit të vrasjes së trefishtë në Elbasan. ‘Këta kanë qenë në një fshat të Peqinit dhe kanë ardhur familjarisht sikur kanë qenë. Jam vetë nga Peqini dhe jam interesuar për këtë ngjarje. Nga fshati Përparim në Peqin deri te vendi i ngjarjes është rreth 30 km, kanë qenë tre makina. Nga rrethrrotullimi i Bradasheshit deri te vendi i ngjarjes nuk është më larg se 100 metra. Atje ke një shërbim policie të stacionuar. Por cfarë ka ndodhur?
Në datë 29 dhjetor kur jo më larg se dy ditë para kësaj date drejtori nxori një urdhër për shërbime të përforcuara për rendin she sigurinë për festat, por këta u morën me fishekzjarrët. Në vendin ku ndodhi ngjarja, 100 metra larg ka dy drejtime për të ikur. Shkëmbimi nuk ka qenë përballë, por paralel. Dy rruga ka për të ikur, ose nga Metalurgjiku ose në qytetin e Elbasanit. Të jenë shërbimet në atë farë feje vetëm këto e dinë. Ngjarjen e kam ndjekur nga televizioni juaj, ku drejtori i policisë shkoi për spektakël në Elbasan, shkoi edhe RENEA, por kjo njësi lëviz kur ka objekt. Të nesërmen shkova në Elbasan dhe Peqin dhe nuk kishte një policë rrugës’ tha ai.
Gazetari i Report Tv, Driçim Caka u shpreh se pjesë e grupit që kanë ekzekutuar tre personat në Elbasan dyshohet se janë edhe të huaj. “Dyshohet se ka edhe persona të huaj në grupin e ekzekutorëve. Po shikohen të gjithë personat e huaj të dyshuar që kanë hyrë në Shqipëri për të shkuar më pas të porositësit. Policia ka shkuar me shumë vonesë në vendin e ngjarjes, 15-20 minuta me vonesë. Policia e mori informacion 2 minuta, pasi ndodhi ngjarja, por arriti me vonesë dhe u justifikua me trafikun”.
Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha ka hedhur më shumë dritë mbrëmjen e sotme për vrasjen e trefishtë në Elbasan. “Ndryshe nga herët e tjera kur autorët digjnin makinën apo hidhnin armët, ky është një rast i vecantë ku autorët janë kujdesuar që të mos lënë gjë pas. Kemi viktimat dhe gëzhojat që autorët lanë pas. Mënyra si është bërë vrasja, efektiviteti, tre të vrarë pa asnjë gabim. Ata mbajtën në vëzhgim viktimat. Turku dyshohet se të jetë pjesë e atentatit, ndërsa xhaxhai nuk rezulton të ketë të kaluar kriminale. Ai ka jetuar në Angli, në Elbasan ka familjen.
Në grupin që u godit në Itali në 2013 ka pasur shqiptarë, afrikanë dhe italianë, kokaina trafikohej nga Holanda në Itali. Dy masakrat e fundit i lidh masakra e 3 shkurtit të 2016 me 3 viktima dhe ngjarja e fundit me 3 të vrarë. Në operacionin e kryer në 2013 në Itali është një emër, Eno Bedalli, në atë kohë ka qenë 35 vjeç. Bedalli është mes tre të vrarë në shkurt të 2016 me pjesëtarë të klanit Çapja. Përbërja e grupit që u godit në 2013 ka pasur shqiptarë në Elbasani, Peqini, Vlora, Puka, Kukësi, ka pasur trafik në disa shtete. Artan Begu është nga Vlora, dy vëllezërit Shahini nga Kukësi. Kjo është një nga pistat që prokuroria po heton. Problemi më i madh në lidhje me këtë ngjarje është fakti që zona ka qenë e errët”tha Hoxha.
Kush e vrau nuk dihet por ajo qe dihet eshte se punonte me kokaine Hollande dhe heroine Made in Capja Clan kur eshte arrestuar. Vetem me 2016 arrestohet per se dyti Mir Serjani me 25 kg heroine nga Capja Clan.
PërgjigjuMe shume gjasa e kane vrare nga spiunimet qe ka bere ne burgimin e tij ne itali.
PërgjigjuCeshte ky injorant
PërgjigjuKu e keni gjet at ish policin qe ska lidhje me policin Ekonomist Ken ofenduar panelin
PërgjigjuSi perfundim cili grup e vrau kete tipin?
Përgjigju