Një konflikt mes të rinj në Fushë Mëzez mbrëmjen e kaluar ka përfunduar në një përplasje me armë zjarri ku dy persona mbetën të plagosur. Ngjarja ndodhi ekzaktësisht në orën 22:00 në rrugën ''Lisi'' në Kashar dhe mësohet se një 17 vjeçar, Jonis Hasa u plagos me armë në këmbë.
Ndërsa shoku i tij, 24- vjeçari me iniciale Z.Q., mori dëmtime të shumta në trup nga goditja me sende të forta. Dyshohet se autori është personi me inicialet I.E., ndërkohë Policia është vendosur në ndjekje të tij.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes ndërkohë dy personat e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën.