Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së shtunës në lagjen “Sanxhaku” të Laçit., ku janë regjistruar të shtëna me armë zjarri.

Sipas informacioneve paraprake, një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur nga të shtënat. I riu Veron Pasha është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmë mjekësore.

Burime bëjnë me dije se Pasha ka marr plagë në këmbë, në pjesën e kofshës, ku aktualisht ndodhet në monitorim të stafit mjekësor në gjendje stabël. 

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.