Të shtëna me armë zjarri në Lushnje, plagoset një 60-vjeçare! Vëllai i saj: Na zunë pritë pas gjyqit që kemi për tokën, e njoh autorin (VIDEO)

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Garunjas të Lushnjës. Në rrugën Lushnjë- Ballagat është qëlluar me armë zjarri ndaj një makine tip ‘Volsvagen’ ku udhëtonte Bajame Sejena bashkë me nipin e saj. Nga të shtënat Bajame Sejena është plagosur në këmbë dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Bajame Sejena është e motra e Kastriot Hasallës i cili vrau dy vite më parë Romeo Hasallën pas një konflikti për tokën. Lidhur me ngjarjes ka folur edhe Afrim Hasalla, vëllai i 60 vjeçares së plagosur, i cili ka bërë me dije se ngjarja ka ndodhur ndërsa po ktheheshin nga seanca e mbajtur për konfliktin e tokës 2 hektarë që u bë mollë sherri mes dy familjeve Hasalla. Afrim Hasalla akuzon për këtë atentat vëllanë e Romeo Hasallës, Laert Hasallën. Ai pretendon se toka është e tij dhe pala tjetër ka për qëllim t’j marrë.

Në vendin e ngjarjes ka forca të shumta policie por deri më tani asnjë të ndaluar. Policia ka kryer kontrolle në shtëpinë e Laert Hasallës por nuk ka gjetur gjë. Për plagosjen është shpallur në kërkim, Armand Hasalla i cili mendohet të jetë personi që ka qëlluar me armë zjarri ndaj 60 vjeçares, Bajame Sejena.

Sipas detajeve, pas vendimit të gjykatës për dënimin me 35 vite burg të Kastriot Hasallës të akuzuar për vrasjen e Romeo Hasallës dhe plagosjen e tre të tjerëve, kanë qenë të afërmit e këtyre të fundit që i kanë ngritur pritë Afrim Hasallës dhe Bajame Sejenas, duke lënë të plagosur këtë të fundit.  

Toka me sipërfaqe prej dy hektarësh ka qenë molla e sherrit mes kushërinjve të largët, ku përplasjet mes tyre kulmuan në vitin 2021, kur Kastriot Hasalla qëlloi me armë zjarri ndaj kushërinjve të tyre, duke lënë të vdekur 30 vjeçarin, Romeo Hasalla dhe të plagosur Shaip Hasallën së bashku me dy djemtë e tij, Emiljano dhe Laert Hasallën. Për ngjarjen u arrestua edhe Afrim Hasalla por më pas u la i lirë pasi Kastriot Hasalla u vetëdorëzua në polici duke pranuar krimin. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:16
U dënua me 35 vite burg nga gjykata e Lushnjës, më pas i plagosën motrën në atentat! Kush është Kastriot Hasalla, vrau kushëririn për 2 hektarë tokë

Kastriot Hasalla i akuzuar për vrasjen e kushëririt të tij të largët, Romeo Hasalla në vitin 2021 është dënuar ditën e sotme me 35 vite heqje lirie nga gjykata e Lushnjës.

Pas këtij vendimi, familjarët e Romeo Hasallës i kanë ngritur pritë vëllait të tij, Afrim Hasallës dhe motrës, Bajame Seneja e cila mbeti e plagosur me një plumb në këmbë.

Kush është Kastriot Hasalla?

Kastriot Hasalla i dënuar sot me 35 vite burg, në korrik të vitit 2021 vrau me armë zjarri Romeo Hasallën dhe la të plagosur babain e tij Shaip Hasallën së bashku me dy vëllezërit Laert dhe Emiljano Hasullën.

Për ngjarjen fillimisht u arrestua fillimisht vëllai dhe djali i Kastriotit, Afrim dhe Marjo Hasalla të cilët u lanë të lirë pas dorëzimit të tij dhe dëshmisë së dhënë ku pranonte krimin e kryer.

E gjithë përplasja mes dy familjeve, ka ndodhur për një tokë me sipërfaqe prej dy hektarësh që aktualisht pretendohet se është pronë e Afrim Hasallës.

Ora 18:55
Plagosi me armë zjarri 60 vjeçaren, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e ngjarjes në Lushnjë (EMRI)

1680195553_lsh.JPG

Armand Hasalla është autori i plagosjes së 60 vjeçares, Bajame Seneja në fshatin Ballagat të Lushnjës. Policia ka shpallur në kërim autorin dhe ka ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-dalet e qytetit të Lushnjës.

Ora 18:25
I plagosën motrën me armë zjarri, flet vëllai i 60 vjeçares në Lushnjë: Ishim në gjyq sot për tokën, na bënë pritë kur po vinim në shtëpi

 

Vëllai i Bajame Senejas, 60 vjeçares që u plagos me plumb në këmbë ka dhënë një intervistë për Report TV ku thotë se ka qenë Shaip Hasalla ai që ka qëlluar me armë zjarri ndaj motrës së tij.

Sipas tij shkak është bërë konflikti për tokën 2 hektarë për të cilën sot ishte mbajtur edhe një seancë gjyqësore.

"Na qëlluan Shaip Hasalla me djemtë. Para dy vjetëve na ka qëlluar me armë. Sot na qëlluan sërish, na plagosën motrën. Edhe sot ishim në gjyq për këtë çështje, mbaruam çështjen na zunë pritë. Unë isha në makinë së bashku me avokatin nga Tirana. Nipi mbrapa ka qenë me motrën, ndaj tyre u qëllua me armë zjarri. Na sulmuan për 2 hektarë tokë, që kam kaq vite me një stallë që e kam atje dhe sot ky zotëria do ta marrë me forcë”- u shpreh vëllai i 60 vjeçares së plagosur.

B.K./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • iliri: 31/03/2023 01:36

    merruni vesh me kusherinjte,,,,mos kaloni ne kafsheri,,,,se jeni te te njejtit gjak...turp te keni....

    Përgjigju
  • piloti: 30/03/2023 17:57

    Mani dorën njerëz se u paksum pa pas LUFTË. Jemi drrejt rekordeve botërore që do duhen dekada të barazohen se për tu thy se besoj. 3 dit të javës ,3 vrasje në 3 qytete të ndryshme plus 2 plagosje .. pupupu ...

    Përgjigju
  • Zani i pusit: 30/03/2023 17:50

    Me bast per 2 dite, rradhen e ka Fieri…. @Lali Eri, e njeh tet’ate?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD-së, Martin Leka në Report Tv: Po kthehet në rutinë, Berisha nuk ka njerëz! Përdor propagandë për të karikuar simpatizantët! Më shumë kishte policë

Protesta e PD-së, Martin Leka në Report Tv: Po kthehet në rutinë, Berisha nuk ka njerëz! Përdor propagandë për të karikuar simpatizantët! Më shumë kishte policë