KOSOVË-Të shtëna me armë zjarri janë rregjistruar ditën e sotme në Mitrovicën e Veriut, ku ka mbetur i plagosur një person. Lajmin e ka konfirmuar policia për Rajonin e Mitrovicës e cila ka thënë se i plagosuri ndodhet tashmë në spital dhe po merr trajtimin mjekësor.
Nga ana tjetër njësitë policore, po i vazhdojnë hetimet lidhur me rastin.
“Sot rreth orës 09:42 minuta në Mitrovicë është raportuar për një person të lënduar nga arma e zjarrit. Rasti ka ndodhur në rrugën “ Fatime Hetemi”, në Mitrovicë. I plagosuri viktima i moshës madhore është dërguar për trajtim mjekësor. Njësitët relevante janë duke vazhduar rrjedhen e hetimeve”, tha zëdhënësi i rajonit të Policisë së Mitrovicës Avni Zaiti.
Ende nuk ka detaje të shkakut të ngjarjes.