Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në fshatin Zbarqe të Ndroqit. Policia e Tiranës ka shkuar menjëherë pas një telefonate dhe ka sekuestruar një çifte e fishekë.
4 persona janë shoqëruar në komisariat.
Njoftimi i plotë
Në Sallën Operative të DVP Tiranë ka ardhur një telefonatë se në fshatin Zbarqe, Ndroq, ishin dëgjuar të shtëna me armë.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Gjatë veprimeve të para hetimore dhe kontrollit të zonës, është gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu (çifte) dhe municion.
Për verifikimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit, janë shoqëruar 4 shtetas në Komisariat.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit.











Komente
Komento