Kryeministri Edi Rama ka ndarë në llogarinë e tij në Facebook një përmbledhje me pamje nga takimet dhe aktivitetet e zhvilluara gjatë dy ditëve në kuadër të Samitit të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, ku ishte e pranishme komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos.

“48 orë të mbushura me Europë për Ballkanin Perëndimor”, shkruan Rama, ndërsa shoqëron videon me disa prej deklaratave të tij gjatë aktiviteteve.

Mes tyre, kryeministri rikthen edhe mesazhin për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian deri në vitin 2030.

“Ua kam thënë kur as Marta nuk e thoshte, 2030 është viti që duhet të kemi ndër mend sa herë merremi me politikë. 2030 në BE, të tjerat vijnë pas kësaj”, citohet Rama.


Lajmi kryesor:

Plani i Rritjes/ Shqipëria edhe 185,6 mln € për reformat! Kos: Anëtarë të BE-së deri në 2030! Rama: 2027-a viti ynë, jemi më afër se kurrë (VIDEO)