Tiranë/ 9 plumba 49-vjeçarit, pronar i hotel 'Blue Sky' në Sarandë! U ekzekutua në lokal pranë banesës së vëllait! I dënuar në Greqi për trafik droge (VIDEO)

TIRANË- Një 49-vjeçar është ekzekutuar pasditen e kësaj të premteje në zonën e Selitës në Tiranë brenda një lokali. Viktima u ekzekutua me 9 plumba çka ka bërë të pamundur që të mbijetojë.  Gazetari i Report Tv Sokol Dema konfirmoi se bëhet fjalë për Edmond Papën, 49 vjeç pronar i një hoteli në Sarandë. Viktima ishte në brendësi të një lokali kur u qëllua me disa plumba dhe menjëherë u transferua në spitalin e Traumës, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra. 

Edmond Papa i cili u vra sot në zonën e Selitës kishte mbërritur sot në Tiranë. Ai u ekzekutua në hyrjen e një lokali, pranë banesës së vëllait të tij. Viktima ishte me precedent në Greqi, i dënuar për trafik droge si dhe i skeduar më parë në Britani të Madhe.Sipas burimeve, ai kishte pak kohë që kishte ardhur në Shqipëri. Për ngjarjen ka dy pista hetimesh, konflikte të mundshme në Greqi dhe konflikte për pronën. 

Autori mësohet se ka vepruar i vetëm në momentet që ka qëlluar në drejtim të viktimës Edmond Papa. Në momentet që është afruar në ambientet e jashtme të lokalit Papa ka reaguar dhe ka qëlluar në drejtim të tij me mjetet që ka pasur përpara, tavëll duhani dhe të tjera. Në këtë moment autori ka qëlluar me plumba pistolete 9 herë dhe menjëherë është larguar nga vendi i ngjarjes po në këmbë. Ka dyshime se është ndihmuar nga persona të tjerë për t'u larguar, por akoma nuk ka asnjë të dyshuar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:30 në zonën e njohur në kryeqytet, Selitë ku Papa ishte brenda një lokali në rrugën "Fadil Bodinaku" dhe u qëllua nga një person ende i paidentifikuar me disa plumba. Përbri lokalit, viktima kishte parkuar mjetin e tij luksoz tip ‘G-Class’.

Për zbardhjen e ngjarjes policia e ka përqëndruar punën në dy pista hetimore, konfliktet për drogë apo larje hesapesh.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:29
Konflikt për drogë dhe larje hesapesh, dy pistat e hetimit për atentatin e sotëm në Tiranë ku u ekzekutua 49 vjeçari

1671210759_063b50e9b3e84fe0ad56b0aa5696abd6.jpg

Policia e Tiranës ka dy pista kryesore të hetimit për atentatin të sotëm në Tiranë, ku mbeti i vdekur 49 vjeçari Edmond Papa. Konflikt për drogë ose larje hesapesh janë dy pistat e hetimit të policisë. Detajet që ngritën pistat e hetimit bëjnë me dije, Papa ka qenë i skeduar më parë në Britani të Madhe dhe i dënuar në Greqi për drogë.

Ora 19:15
Vrasja në Tiranë, viktima qëlloi drejt ekzekutorit të tij me tavllë duhani

Edmond Papa, i vrarë sot në Tiranë, në momentet kur është qëlluar nga ekzekutori i tij ka reaguar dhe ka qëlluar në drejtim të tij me mjetet që ka pasur përpara, tavëll duhani dhe të tjera.

Ora 19:05
Vrasja e 49-vjeçarit në zonën e Selitës në Tiranë, autori qëlloi 9 herë drejt viktimës dhe u largua ‘i qetë’ në këmbë

1671211688_page.jpg

Autori mësohet se ka vepruar i vetëm në momentet që ka qëlluar në drejtim të viktimës Edmond Papa. Ai është larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë. Ka dyshime se është ndihmuar nga persona të tjerë për t'u larguar, por akoma nuk ka asnjë të dyshuar.

Ora 18:46
E ekzekutua sapo erdhi në Tiranë, Papa u qëllua me 9 plumba pistolete

1671211922_Screenshot4.jpg

Me 9 plumba pistolete është 49-vjeçari Edmond Papa pasditen e sotme në Tiranë.

Gazetari i Report Tv Sokol Dema raporton se plumbat e kanë kapur në organe jetësore.

Ora 18:29
FOTO/ Ky është 49 vjeçari që ndërroi jetë pasi u qëllua me armë zjarri brenda lokalit në Tiranë

1671211688_page.jpg

Report Tv ka siguruar foton e viktimës, Edmond Papa, 49 vjeçarit që ndërroi jetë sot pasi u qëllua disa herë me armë zjarri brenda një lokali në Tiranë.

Ora 18:26
Ekzekutimi në Tiranë, 49-vjeçari i dënuar më parë për drogë në Greqi! U vra pranë banesës së vëllait të tij

1671208982_Screenshot1.jpg

Edmond Papa i cili u vra sot në zonën e Selitës kishte mbërritur sot në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur ne hyrje të lokalit pranë banesës së vëllait të tij. Viktima ishte me precedent në Greqi, aty ku ka bërë burg për drogë. Sipas burimeve, ai kishte pak kohë që kishte ardhur në Shqipëri. Për ngjarjen ka dy pista hetimesh, konflikte të mundshme në Greqi dhe konflikte për pronën. 

Ora 18:11
FOTOLAJM/ U ekzekutua me disa plumba në lokal, ja makina luksoze e viktimës

1671210759_063b50e9b3e84fe0ad56b0aa5696abd6.jpg

Kjo është makina luksoze G Class e Edmond Papës që u vra sot në Tiranë. Ajo është e parkuar në anë të lokalit ku u ekzekutua 49-vjeçari.

Ora 18:03
U qëllua me armë zjarri në zonën e Selitës në Tiranë, viktima pronar i një hoteli në Sarandë

1671211801_Screenshot1.jpg

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka raportuar se viktima Edmond Papa ka qenë pronari i një hoteli në Sarandë.

Hoteli në pronësi të Edmond Papës quhej ‘Blue Sky’ dhe ndodhej në qytetin bregdetar të Sarandës.

Dokumenti që tregon se Edmond Papa është pronari i hotelit ‘Blue Sky’
Ora 17:59
Vrasja e 49-vjeçarit në zonën e Selitës në Tiranë, flet shefi i komisariatit numër 2: Po hetojmë

 

Shefi i Komisariatit numër 2 në Tiranë, Edmond Pjetri në një prononcim për media është shprehur se policia është duke hetuar rrethanat e ngjarjes.

Edmond Papa u qëllua me breshëri plumbash në një lokal në zonën e Selitës në Tiranë.

“Është qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Edmond Papaj. Ka ndërruar jetë prej plagëve të marra në spital. Ishte banues në Sarandë. Policia është duke hetuar rrethanat e ngjarjes.”- tha shefi i komisariatit numër 2, Emdond Pjetri. 

Ora 17:34
Vrasja në zonën e Selitës në Tiranë, policia zbardh detajet: Viktima u qëllua disa herë! 49-vjeçari ndërroi jetë në spital

1671207710_finalprojekt.00072410.Still002.jpg

Edmond Papa i cili u vra pasditen e kësaj të premteje në zonën e Selitës në Tiranë, vdiq në spitalin e Traumës.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në rrugën Fadil Bodinaku në brendësi të një lokali ku 49-vjeçari është qëlluar disa herë me plumba.

“Rreth orës 16.30, në rrugën "Fadil Bodinaku",  në lokalin në pronësi të shtetasit V. Sh., një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasin E. P.,  49 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.- thuhet në njoftimin e policisë.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Ora 17:22
U qëllua me armë zjarri brenda lokalit në Tiranë, 49-vjeçari humb jetën në spitalin e Traumës

1671208046_ky.JPG

Edmond Papa ka ndërruar jetë pasi u qëllua me armë zjarri brenda një lokali në Tiranë. Ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra brenda lokalit në zonën e Selitës. Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për të bërë hetimin e rrethanave të ngjarjes.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ARBËRORI: 17/12/2022 08:58

    Kta bizesmen jan pjellat e Sali Bajgës se ai i bëri bizesmen kriminelët, hajdutët, injorantët, e analfabetët. Pra me një fjal Sali Bsjga e ka djeg Shwiprin në 7 breza.

    Përgjigju
  • Fieri: 16/12/2022 22:03

    A kishte te bente me kudretin ky ca e kishte?

    Përgjigju
    • Mesuesi: 17/12/2022 09:59

      Ti laci, urgjent të kthehesh klasen e parë se as shqip nuk di te shkruash. Ik ha qofte tani

  • Or tej: 16/12/2022 20:11

    Pse tek ne vazhdojme ti quajme biznesmene te denuari per vepra kriminale or teeeejjjjj?

    Përgjigju
    • Biznesmen bio: 16/12/2022 23:52

      Epo kto biznese kemi ketu or tej. O droge, o vrases me pages, ose trafikant. Biznese jan dhe keto. Qe kshu dhe ky robi na doli biznesmen

  • piula: 16/12/2022 19:37

    te kontrollohen kamerat,,,dhe gjindet....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri