Një ngjarje e rëndë është regjistruar në MichiganSHBA, ku 4 persona kanë humbur jetën dhe 6 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas nëj sulmi me armë zjarri në një shkollë të mesme.

Viktima kanë mbetur 1 mësues dhe 3 nxënës, ndërsa policia mundi të vërë në pranga autorin e dyshuar, një 15-vjeçar, nxënës në shkollë. Nuk dihen ende motivet  e këtij sulmi ndërsa Policia ka evakuuar të gjithë zonën ku ndodhi ngjarja.

Personat e plagosur janë dërguar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.