Peqin/ Kërcet arma në prani të kryebashkiakut Maçi! Hapen kamerat, ka pasur shkëmbim zjarri! Gjenden mbi 20 gëzhoja! Policia në kërkim të personave që u konfliktuan (EMRAT)

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditen e sotme në qytetin e Peqinit. Policia bën të ditur se në konfliktin e armatosur janë përfshirë Leonard Elezi dhe Adriatik Ceka. Ndërsa të tjera burime thanë se i pranishëm ka qenë edhe kryetari i Bashkisë së Peqinit, Bukurosh Maçi.

Mësohet se Elezi dhe Ceka fillimisht kanë debatuar me njeri-tjetrin dhe më pas është qëlluar me armë zjarri. Burime për Report Tv bëjnë me dije se pas të shtënave janë sekuestruar mbi 20 gëzhoja të dala nga dy armë të ndryshme. Nga kqyrja e pamjeve filmike rezulton se nuk është qëlluar në ajër por drejt.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, në trotuarin e lagjes “Xhami”, siç shihet dhe në pamjet e Report TV policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ka rrethuar zonën, por pa mundur të kapë dy personat e përfshirë në konflikt.

Nuk ka të lënduar dhe as nuk dihet se çfarë e lidh kryebashkikun Maçi me këta dy persona. Policia e Elbasanit ka shpallur në kërkim Leonard Elezin dhe Adriatik Cekën, ndërsa pritet të zbardhen motivet e ngjarjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:48
Të shtënat me armë zjarri në Peqin, burime për Report Tv: Nga kamerat rezulton se ka pasur shkëmbim zjarri! Sekuestrohen mbi 20 gëzhoja

1700844777_ffffff.JPG

Burime për Report Tv bëjnë me dije se pas të shtënave me armë në Peqin janë sekuestruar  mbi 20 gëzhoja të dala nga dy armë të ndryshme që janë shkrehur në vendin e ngjarjes. Nga kqyrja e pamjeve filmike rezulton se nuk është qëlluar në ajër por drejt.

Ora 16:04
Të shtënat me armë në Peqin, i pranishëm edhe kryetari i bashkisë, ndërhyri për të shuar konfliktin

 1700846266_auto34288833813725042535968137437065012892543073n1684132355.jpg

Gjatë sherrit që agravoi në të shtëna me armë në qendër të Peqinit ka qenë i pranishëm edhe kryetari i bashkisë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se kryebashkiaku Bukurosh Maçi ka ndërhyrë për të shuar konfliktin.

B.V/B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ujku Cerrikut: 25/11/2023 06:49

    Ja fute pordhes o ari.po ai nuk esht mac prej verteti nuk esht mac qe te ha

    Përgjigju
  • Ariu: 24/11/2023 20:43

    Mire qe ishte maçi aty qe i trembi se kush e di sa do ishin vrar...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur