Drejtori i Ujësjellësit në Shkodër, Mark Molla dhe djali i tij janë qëlluar me armë zjarri në derën e shtëpisë nga fqinji pas sherrit për parkingun. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16:00 në lagjen "Mark Lula", ndërsa autori është arrestuar.

Report Tv mëson se Mhill Pllumaj paradite ishte konfliktuar me djalin e drejtorit të ujësjellësit, K. Molla për parkingun e makinës, ndërsa inati nuk i ka dalë dhe pasdite në momentin që Mark Molla dhe djali i tij po hynin në shtëpi, fqinji i qëlloi me pistoletë duke i plagosur.

Babë e bir u dërguan në spitalin rajonal Shkodër dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që policia rrethoi zonën duke arrestuar autorin, Mhill Pllumaj 43 vjeç, të cilit në momentin e kapjes iu gjet dhe sekuestrua arma. Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes dhe pistoletës me të cilën autori plagosi babë e bir.

1594737402_shkoider.jpg

Foto nga vendi i ngjarjes

Arma e autorit

Lajmi në përditësim...