Vritet 51-vjeçari në Shkodër, qiraxhiu e qëllon me armë në banesë! Shkak pagesa e qirasë! Viktima 1 muaj më parë u kthye nga Anglia (VIDEO+FOTO)

SHKODËR- Një 51-vjeçar është vrarë ditën e sotme në Shkodër. Petrit Vuksani ishte kthyer nga Anglia para një muaji, por gjeti vdekjen në banesën e tij. Shkak i vrasjes dyshohet të jetë bërë qiraja e shtëpisë që Petrit Vuksani ia kishte lënë të afërmit të tij, Lekë Vuksanit.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 12:15, në lagjen ‘Tom Kola’. Policia nuk e ka konfirmuar zyrtarisht, por burime për Report Tv bëjnë me dije se Petrit Vuksani dhe Lekë Vuksani janë konfliktuar fillimisht brenda banesës për çështjen e qirasë. Petrit Vuksani i ka kërkuar paratë dhe ata kanë debatuar. Më pas dyshohet se Lekë Vuksani e ka qëlluar me armë zjarri automatik, Petrit Vuksanin dhe më pas është larguar në drejtim të paditur.

Report Tv ka siguruar foton e viktimës Vuksani, si edhe sjell pamjet nga vendi i ngjarjes. Në pamjet që Report Tv sjell vihet re se në zonën ku ka ndodhur vrasja ka edhe kamera sigurie që mund të ndihmojnë grupin hetimor për në gjurmët e autorit, Lekë Vuksani. Ndërkohë, janë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e tij.

51 vjeçari kishte vetëm një muaj që ishte kthyer nga Anglia, ndërsa vajzat e tij jetojnë në Itali.

1683025218_petritvuksani.jpg

Viktima Petrit Vuksani

1683096744_finalprojekt.00582018.Still036.jpg

Aurori i vrasjes Lekë Vuksani

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:33
EMRI/ I kishte dhënë banesën me qira, Petrit Vuksani u vra me armë zjarri nga i afërmi i tij

Dyshohet se Petrit Vuksani që mbeti i vrarë ditën e sotme në Shkodër është qëlluar me armë zjarri nga qiramarrësi që i kishte marrë me qira banesën. Lekë Vuksani dyshohet se është autori, i cili e qëlloi për vdekje 51-vjeçarin dhe më pas u largua në drejtim të paditur.

Petrit Vuksani jeton prej vitesh jashtë shtetit dhe banesën ia kishte dhënë me qira Lekë Vuksanit, të afërmit të tij. Petrit Vuksani i ka shkuar në banesë për t’i kërkuar lekët e qirasë, por dyshohet se ata kanë debatuar dhe më pas Lekë Vuksani ka qëlluar në drejtim të 51-vjeçarit.

"Falë reagimit në kohë të Policisë dhe veprimeve të shpejta profesionale hetimore, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit P. V. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, shtetasit L. V., i cili dyshohet se ka vrarë me armë zjarri automatik shtetasin P. V. Vijon ndjekja dhe krehja e zonës, me qëllim kapjen e shtetasit L. V", njofton policia.

Ora 13:16
Vrasja në Shkodër, Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes! Zona me kamera sigurie

Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes në Shkodër, ku 51-vjeçari Petrit Vuksani u vra brenda banesës së tij. Në pamjet që Report Tv sjell vihet re se në zonën ku ka ndodhur vrasja, në lagjen 'Tom Kola', ka edhe kamera sigurie që mund të ndihmojnë grupin hetimor për të identifikuar autorin, apo për të rënë në gjurmët e tij.

Vuksani u vra brenda banesës së tij, ndërsa ishte i vetëm. Një person është futur dhe e ka qëlluar me armë e më pas është larguar. Ai kishte 1 muaj që ishte kthyer nga banesa.

1683026243_Screenshot6.jpg

Ora 12:54
FOTO/ Kush është 51-vjeçari që u vra brenda shtëpisë së tij në Shkodër

1683025218_petritvuksani.jpg

Report Tv ka siguruar foton e 51-vjeçarit Petrit Vukasni i cili u ekzekutua mesditën e sotëm në Shkodër brenda banesës së tij. 51-vjeçari është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar ndërsa shkaqet e vrasjes janë ende të paqarta. Petrit Vuksani kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Anglia.

Ora 12:53
Vrasja e 51-vjeçarit në Shkodër, reagon policia: U ekzekutua brenda shtëpisë

1683024426_Screenshot1.jpg

Policia e Shkodrës ka reaguar në lidhje me vrasjen e 51-vjeçarit Petrit Vuksani. Sipas policisë rreth orës 12:15, në lagjen “Tom Kola”, në rrethana ende të paqarta, në banesë, është vrarë me armë zjarri Petrit Vukasni.

‘Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohet kontroll në zonë për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për sigurimin e çdo prove, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.’- njofton policia.

Ora 12:48
DETAJET/ 51-vjeçari që u vra sot në Shkodër u kthye para një muaji nga Anglia! U qëllua me armë brenda banesës

 

51-vjeçari Petrit Vuksani që u vra ditën e sotme në Shkodër ishte kthyer para një muaji nga Anglia. Report Tv mëson se ai është qëlluar me armë në banesë. Mësohet se autori i ka hyrë 51-vjeçarit Petrit Vuksani në shtëpinë e tij dhe e ka ekzekutuar. 

Ora 12:40
Vrasja në Shkodër, del EMRI, ja kush është viktima

Një vrasje ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër. Report Tv mëson se ka mbetur i vrarë Petrit Vuksani.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • San Giovanni: 02/05/2023 14:21

    Njerëz të marrë!!

    Përgjigju
  • Beni: 02/05/2023 13:35

    Vrassesi qeka qeraxhiu i tij . Viktima mesa duket i ka kerku qeran dhe ky ne vend te qeras i dha plumbin . Ke frik te shkosh ne Shkoder se armet jan jasht kontrollit

    Përgjigju
  • Tefa: 02/05/2023 13:25

    Po si iu fut ne shtepi? Atehere vrasesi ishte nje i njohiur i tij. Kriminalitet i lart n Shkoder se esht nje qytet qe drejtohet ne form rumpalle.

    Përgjigju
    • ^^^: 02/05/2023 16:33

      Lexo o pallosh dhe pastaj komento , shiko mbiemrat qe i kan te njejte dhe pastaj fol .

  • Viluni: 02/05/2023 13:22

    Mos eshte ky qe kishte lene shpine me qera Dhe ja kishin kthyer ne depo ashashi ne velipoje ?! Se i kishte denoncu me duket qe ja kane kthy shpine Ne magazine.. dhe jane ne burg ato sot.

    Përgjigju
  • Alex: 02/05/2023 12:54

    Amita me pipke e dinte ai ....... gjak pa lare edhe hak pa mare nuk ka ne kete bote. Me njeren menyre ose me tjetren do ti shlyesh ......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë