-
Vrau kushëririn në Shkodër për qiranë, Apeli i ul dënimin në 19 vite burg Lek Vuksanit
Gjykata e Apelit të Përgjithshëm ka ulur dënimin për Lek Vuksanin, i cili më 2 maj të vitit 2023 vrau me armë zjarri në Shkodër kushëririn e tij Petrit Vuksani. Shkalla e Parë në Shkodër vendosi dënimin e tij me 21 vite burg, teksa me gjykim të shkurtuar dënimi iu u le në 14 vite burg, për vrasje me dashje dhe mbajtje pa leje të armës. Ndërkohë, pas dërgimit të çështjes në apel nga i pandehuri, ditën e djeshme u mor vendimi që Lek Vuksanin ti ulet dënimi i përgjithshëm në 19 vite burg për të dy veprat penale dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar, dënimi ulet në 12 vite burg.
25 Tetor 2024, 14:57 -
Vrau pronarin e shtëpisë/ Gjykata e Shkodrës e lë në burg, 34-vjeçari 'kyç' gojën, avokati kërkon vlerësim psikologjik
Gjykata ka caktuar “arrest me burg” për 34-vjeçarin Lek Vuksani, autorin e vrasjes së 51-vjeçarit Petrit Vuksani, ngjarje e ndodhur më 2 maj në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër.
6 Maj 2023, 11:08 -
Shkodër/ Vrau pronarin e shtëpisë që kishte me qira, dëshmia e 34-vjeçarit: Automatiku ishte i Petritit, më nxori jashtë! U fsheh në banesë tjetër, pronarja: Më tha mos ki frikë
Dy ditë pas vrasjes së befasishme për një pagesë qiraje të Petrit Vuksanit, është zbardhur dëshmia e vrasësit 34-vjeçar, Lekë Vuksani.
4 Maj 2023, 11:34 -
Vrau pronarin e shtëpisë në Shkodër për qiranë, në pranga pas 21 orësh arrati autori 34-vjeçar! U strehua në banesën e një gruaje dhe e kërcënoi
Autori i vrasjes së Petrit Vuksanit, Lekë Vuksani është vënë në pranga nga policia e Shkodrës. Pas 21 orësh kërkime, 34-vjeçari u arrestua në bashkëpunim me forcat RENEA i fshehur në një banesë.
3 Maj 2023, 10:00 -
Vritet 51-vjeçari në Shkodër, qiraxhiu e qëllon me armë në banesë! Shkak pagesa e qirasë! Viktima 1 muaj më parë u kthye nga Anglia (VIDEO+FOTO)
Një 51-vjeçar është vrarë ditën e sotme në Shkodër. Petrit Vuksani ishte kthyer nga Anglia para një muaji, por gjeti vdekjen në banesën e tij. Shkak i vrasjes dyshohet të jetë bërë qiraja e shtëpisë që Petrit Vuksani ia kishte lënë të afërmit të tij, Lekë Vuksanit.
2 Maj 2023, 12:30