Ende pa u mbyllur zhurma e vrasjes së paradites së sotme në Durrës ku u eliminua Mond Çekiçi, një tjetër atentat me armë zjarri është regjistruar në vend. Këtë herë fatmirësisht nuk ka pasur viktima.

Shkodër janë qëlluar me armë dy vëllezërit Hot dhe Marian Doçi, të cilët kanë mbetur të plagosur! Dy vëllezërit raportohet se i përkasin të njëjtës familje Doçi në Shkodër, e cila është e njohur edhe nga operacionet e OFL dhe mendohet se ka lidhje me krimin e organizuar.  Një familje e lakuar edhe për rrëmbimin e Jan Prengës, pasi janë djem xhaxhai me Gentian Doçin, njëri nga personat e shpallur në kërkim për pengmarrjen dhe më pas zhdukjen e trupit të Jan Prengës në Kamëz, i cili rezulton i shpallur në kërkim dhe nga autoritet italiane për trafik kokaine.

Policia ka njoftuar se të plagosurit janë transportuar për në spital për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që burime për report Tv bëjnë me dije se është identifikuar autori, Besmir Perkola i cili tashmë është në kërkim nga forcat e policisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:04
Atentati në Shkodër, identifikohet autori i dyshuar (EMRI)

1616269035_1616268871foto4.jpg

Besmir Perkola mësohet se është autori i dyshuar i atentatit të ndodhur mbrëmjen  e sotme në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku mbeten të plagosur 2 vëllezërit Hot dhe Marian Doçi.

Autori tashmë është në kërkim nga forcat e policisë.

Ora 21:00
Kushëri i 2 vëllezërve që iu bë atentat sonte, kush është Gentian Doçi, ‘truri’ i pengmarrjes së Jan Prengës! Në kërkim dhe nga Italia për trafik kokaine

1616270570_1582020580janprenga.png

Gentian Doçi, kushëriri i 2 vëllezërve që i është bërë atentat sonte në Shkodër, është njëri nga personat e shpallur në kërkim për pengmarrjen dhe më pas zhdukjen e trupit të Jan Prengës në Kamëz.

Ai gjithashtu rezulton i shpallur në kërkim dhe nga autoritet italiane për trafik kokaine.

Për policinë dhe prokurorinë e Tiranës, Gentian Doçi, dyshohet se është njëri nga tre personat që kanë urdhëruar marrjen peng të Jan Prengës, përfshirë këtu Dritan Rexhepin nga Vlora dhe Altin Hajrin nga Shijaku. Për lirimin e Jan Prengës, i cili ishte i vetmi nga 5 vëllezërit që jetonte në Shqipëri, mësohet të ketë udhëtuar nga Anglia në Shqipëri, vëllai tjetër i Prengave, Artan Prenga, i cili i vënë në dijeni nga dy vëllezërit e tij Astrit dhe Admir Prenga, se kush ishin njerëzit organizuar pengmarrjen, besohet se ka shkuar në Dukagjin, ku me një pajtues gjaqesh, ka dashur të ndërmjetësojë me disa anëtarë të familjes Doçi, për lirimin e vëllait. Sipas burimeve të policisë disa nga të vjetrit e fisit Doçi, i kanë pohuar se nuk kanë asnjë informacion se ku ndodhet Gentian Doçi dhe çfarë mund të ketë bërë ai. Megjithëse vëllezërit Prenga besohet se kanë kthyer një pjesë kokaine prej gati 60 kg tek Dritan Rrexhepi, sërish vëllai i tyre nuk është liruar. Më pas vëllezërit Prenga që banonin në Angli kërkojnë llogari tek Rexhepi se përse vëllai i tyre nuk ishte liruar, por Rexhepi i ka pohuar se:“…njerëzit që kishte urdhëruar, i kishin dalë nga fjala…”. Besohet se Rexhepi i ka treguar vëllezërve Prenga dhe emrat e personave që mbanin peng vëllain e tyre, ndaj dhe është kërkuar negocim mes fisin Doçi në Dukagjin të Shkodrës.

Shtetasi Anglez ka qenë pritësi i lëndës narkotike Kokainë në Britani, ndërsa dërguesit e këtij malli, dyshohet të kenë qenë në Ekuador, Dritan Rrexhepi nga Vlora dhe Gentian Doçi nga Dukagjini i Shkodrës. Në pamundësi për të liruar ngarkesën prej 283 kg lëndë narkotike, Anglezi ka njoftuar dërguesit e mallit Rexhepin dhe Doçin, duke i treguar situatën. Kaq ka mjaftuar që më pas negociatat me Astrit Prengën dhe Ndrek Prengën që ndodhej në burg në Angli, ti mbajnë Dritan Rexhepi dhe Gentian Doçi. Rrexhepi e Doçi, kanë biseduar në telefon me vëllezërit Prenga, Astrit dhe Ndrek Prenga, duke i kërkuar të mos i preknin mallin dhe t’ia linin të lirë pasi ishte e tyrja. Këmbëngulja e Astrit Prengës ka qenë e prerë, duke vijuar të verë kushtin numër 1, dhe pohuar se nuk kishte asnjë punë me patriotët e tij shqiptarë, por punët dhe likuidimin e kishte me anglezin, i cili e kishte lënë pa paguar. Nga ana tjetër vëllai tjetër në burg Ndrek Prenga, dyshohet se i ka pohuar Rrexhepit se pjesën e tij do ja kthenin, pasi do fliste me Gëzim Shullanin, Astrit Prengën dhe persona të tjerë, për ti dorëzuar pjesën e tij. Si pasojë e mbajtjes peng të sasisë prej 283 kg kokainë dhe me qëllim për të baraspeshuar presionin, prokuroria ka dyshime të forta se Dritan Rrexhepi dhe Gentian Doçi, kanë dakordësuar me Altin Hajrin në Shijak, për të krijuar kushtet dhe marrë peng njërin nga të vetmit vëllezërit Prenga që banonte në Kamëz, pikërisht Jan apo Stilian Prenga, vëllai i madh i vëllezërve Prenga. Jan Prenga, i pa përfshirë në asnjë histori kriminale bëhet objektivi i sulmit për t'u marrë peng. Grupi që do ekzekutonte urdhrin e ardhur nga Ekuadori, ishte pikërisht në zonën e Shijakut, ku më së pari banda është përgatitur të krijojë logjistikën e mundshme, që do përdorte për të rrëmbyer Jan Prengës.

Ora 20:31
2 vëllezërit e plagosur lidhje me familjen e njohur për lidhje me krimin! E përmendur edhe në rrëmbimin e Jan Prengës

Dy vëllezërit e plagosur, Hot dhe Marian Doçi, raportohet se i përkasin të njëjtës familje Doçi në Shkodër, e cila është e njohur edhe nga operacionet e OFL dhe mendohet se ka lidhje me krimin e organizuar.  Një familje e lakuar edhe për rrëmbimin e Jan Prengës.

Ora 20:27
VIDEO/ Qëllohen me armë 2 vëllezër, Report Tv sjell pamje nga vendngjarja

 

Report Tv ka siguruar pamje nga vendngjarje e plagosur së 2 vëllezërve Doçi në Bardhaj të Shkodër.

Ora 20:22
U qëlluan me armë 2 vëllezër, 23 dhe 30 vjeç, policia jep informacionin për ngjarjen e rëndë

1616269035_1616268871foto4.jpg

Policia ka dhënë informacionin zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur sonte në Shkodër ku kanë mbetur të plagosur 2 vëllezër.

“Rreth orës 19.45, në fshatin Bardhaj, në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri dy vëllezërit M.D.,  23 vjeç dhe H.D., 30 vjeç, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësorë, jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, forcat Shqiponja dhe ato të Sektorit Kundër Krimeve ndaj Personit në DVP Shkodër.

Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar edhe grupe të FNSH Shkodër , me qëllim rrethimin e zonës dhe krehjen e saj për të bërë të mundur kapjen e autorëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijon veprimet për sekuestrimin e çdo prove që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes, identifikimit dhe kapjes së autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ora 20:12
Përplasja me armë zjarri në Shkodër, kush janë dy vëllezërit e plagosur

Janë mësuar identitetet e dy personave të plagosur me armë zjarri në Bardhaj të Shkodrës. Report Tv mëson se bëhet fjalë për vëllezërit Hot dhe Marjan doçi.