Po lëvizte me biçikletë, një person nxjerr armën dhe qëllon në drejtim të fëmijëve në Shkodër! Njërin e godet me qytën e pistoletës! Mister rrethanat

SHKODËR- Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në qytetin e Shkodër. Një person qëlloi me armë zjarri në drejtim të fëmijëve, por për fat të mirë ngjarja nuk përfundoi në një tragjedi.

Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të gjimnazit “28 Nëntori”, shumë pranë qendrës së qytetit. Personi, i cili nuk është identifikuar akoma nga blutë, po lëvizte me biçikletë. Sipas burimeve, ai është afruar në vendin ku po qëndronin fëmijët dhe në rrethana të paqarta ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tyre. Për fat të mirë, fëmijët e kanë pikasur para se ai të qëllonte dhe janë larguar me shpejtësi.

Plumbi ka përfunduar në pjesën e pasme të një kondicioneri në një lokal në afërsi. Të njëjtat burime raportojnë se burri rreth 50 vjeç ka qëlluar me qyten e pistoletës njërin nga fëmijët. Menjëherë pas ngjarjes është larguar me biçikletë. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij.

1656957201_22.jpg

Foto nga vendi i ngjarjes dhe gëzhoja

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:51
Shkodër/ Qëlloi në drejtim të fëmijëve, por për fat të mirë s'pati shënjestër! Ja ku përfundoi plumbi (FOTO)

1656957201_22.jpg

Një person ka qëlluar në drejtim të fëmijëve në Shkodër, mirëpo për fat të mirë plumbi përfundoi në xhamin e një lokali.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tironci: 04/07/2022 23:54

    Shkodran pòlicia e Shkoders nuk eshte me e pa afta por eshte me hajdutja me uniforme dhe me e degjeneruara ne Shqiperi.

    Përgjigju
    • Shkoder: 05/07/2022 07:28

      Po normale marrin thesin me pare e autori ik drejtim paditur

  • Andi: 04/07/2022 21:44

    Keka ndonje me lek qysh se nuk e jepni emrin ose nip deputeti

    Përgjigju
  • Shkodrane: 04/07/2022 20:59

    Policia e Shkodrës është policia më e paaftë që ka ekzistuar ndonjëherë në ndonjë qark. Aty shpërndahet drogë prandaj ka lindur edhe konflikti që fatmirësisht nuk shënoi viktima sepse plumbat mund të kishin kapur edhe ndonjë kalimtar apo klient në lokal. Aty parkojnë të ashtuquajturit të fortë me targa vip dhe policia e shtetit dhe bashkiake bëjnë sehir dhe nuk guxojnë t'i venë gjobë. Shkodra po kalbet thotë një shkrimtar.....në fakt ajo është kalbur!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Armë për Ukrainën/ A mund të ndihmojë Ballkani Perëndimor?

Armë për Ukrainën/ A mund të ndihmojë Ballkani Perëndimor?