Atentat ish-kreut të PS në Vaun e Dejës: Dy persona në motor me skafandër më qëlluan sapo dola nga kafja, s'më thanë asgjë! S'e di kush janë! Identifikohet autori

SHKODËR- Ish-kreu i PS-së në Vaun e Dejës, Nikolin Huba ka rënë pre e një atentati mesditën e kësaj të shtune, në afërsi të shkollës Pyjore, Shkodër. Në mes të ditës, 2 persona në motor me skafandër, kanë shkuar në drejtim të tij duke e qëlluar, sapo doli nga kafja, e duke e lënë të plagosur. E gjitha kjo skemë është ndërtuar mbi bazën e dëshmisë së vetë të plagosurit, i cili ka deklaruar se nuk i ka njohur autorët dhe se nuk i dhanë asnjë mesazh, por vetëm e qëlluan e më pas ikën me shpejtësi. Ai ka mohuar të ketë konflikte me persona të tjera, teksa në dëshminë e tij të para, shtoi se nuk ka asnjë ide se përse e kanë qëlluar.

"Sapo kam dalë nga kafja dy persona me motor me skafandër në kokë janë afruar dhe më kanë qëlluar. Nuk më kanë thënë asnjë fjalë. Unë nuk e di se kush janë, sepse nuk kam asnjë konflikt me askënd. Vetëm qëlluan dhe ikën, nuk kam asnjë ide perse më qëlluan”, ka thënë Huba. 

54 vjeçari, është qëlluar me armë zjarri pistoletë dy herë në këmbë teksa ndodhej jashtë makinës. Ai është dërguar drejt Tiranës, për një mjekim të specializuar, teksa nuk dihet ende gjendja e itij shëndetësore. Nuk raportohet që Huba të ketë pasur konflikte të mëparshme, ndërkohë që së fundmi punonte në hidrocentralin e Komanit si përgjegjës në burimet njerëzore. 

Burime për Report Tv bëjnë me dije policia ka identifikuar autorin e plagosjes dhe po vijon krehjen e zonës për kapjen e tij.

‘Më datë 04.09.2021, rreth 10:15, në afërsi të  shkollës Pyjore, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur  me armë zjarri në këmbë, jashtë rrezikut për jetën  shtetasi N. H., 54 vjeç, banues Vau Dejës. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e  Prokurorisë  ndodhet në vendngjarje  dhe vijon punë për  sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.’- njofton policia.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:18
I shtrirë në tokë duke lënguar, dalin pamjet pak pas atentatit të Nikolin Hubës në Shkodër

Report Tv ka siguruar pamjet pak pas atentatit ndaj Nikolin Hubës, në qytetin e Shkodrës paraditen e sotme. 54-vjeçari plagosur shihet i shtrirë në tokë, duke lënguar ndërkohë që pret të vijë ambulanca. Ai vetë ka pohuar se është qëlluar nga dy persona të cilët ishin me motor dhe me skafandër në kokë.

Ora 12:34
'Dy persona me motor dhe skafandër në kokë u afruan e më qëlluan' zbardhet dëshmia e Nikolin Hubës pas atentatit që i bënë në Shkodër

1630752875_HUBA.jpg

Është zbardhur dëshmia e Nikolin Huba, 54-vjeçarit që mbeti i plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Shkodër. Huba ka deklaruar para grupit hetimor, se sapo ka dalë nga kafja, dy persona me motor dhe me skafandër në kokë i janë afruar dhe e kanë qëlluar. Ai është shprehur se nuk i njeh personat që e kanë qëlluar dhe se nuk ka konflikt me askënd.

‘Sapo kam dalë nga kafja dy persona me motor me skafandë në kokë janë afruar dhe më kanë qëlluar. Nuk më kanë thënë asnjë fjalë. Unë nuk e di se kush janë, sepse nuk kam asnjë konflikt me askënd. Vetëm qëlluan dhe ikën, nuk kam asnjë ide përse më qëlluan”, ka thënë Huba.

Ora 10:55
Kush është 54-vjeçari që mbeti i plagosur me armë zjarri në Shkodër, ish-kryetar i PS-së në Vaun e Dejës

 

Nikolin Huba është 54-vjeçari i cili ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm me armë zjarrin në Shkodër. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Huba është ish-kryetar i Partisë Socialiste në Vaun e Dejës.

1630745839_nikolinhubaj2.jpg

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Trnakop Kacija: 06/09/2021 07:40

    Pa dashje e kane plagos - kane menduar qe eshte Derr I Eger.

    Përgjigju
  • Luigji: 04/09/2021 17:45

    Sme thane asgja ! Po pse ca deshe me te thane ty ?! Ato skishin dale me ba muhabet me ty, Po hap syte mos ngacmoni grate e miletit Barkderra qe ju ka hy vedi ne qef. Kujton se bahesht kryetar partie dhe je prej hekuri.

    Përgjigju
  • Vasililesheli: 04/09/2021 16:40

    Tipike shkodrane... Nje kryetar partie qe ha buken e PS dhe votat i shet tek PD sipas nevojave te tij personale. Fatkeqesisht kesi lloj njerezish vazhdojne te udheheqin PS ne e Shkodres.

    Përgjigju
  • Cbbdnd: 04/09/2021 13:33

    Shume etike dhe profesionale qe keni nxjerre pamjet kur renkon i shtrire pertoke. Pergezime!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja