SHKODËR- Ish-kreu i PS-së në Vaun e Dejës, Nikolin Huba ka rënë pre e një atentati mesditën e kësaj të shtune, në afërsi të shkollës Pyjore, Shkodër. Në mes të ditës, 2 persona në motor me skafandër, kanë shkuar në drejtim të tij duke e qëlluar, sapo doli nga kafja, e duke e lënë të plagosur. E gjitha kjo skemë është ndërtuar mbi bazën e dëshmisë së vetë të plagosurit, i cili ka deklaruar se nuk i ka njohur autorët dhe se nuk i dhanë asnjë mesazh, por vetëm e qëlluan e më pas ikën me shpejtësi. Ai ka mohuar të ketë konflikte me persona të tjera, teksa në dëshminë e tij të para, shtoi se nuk ka asnjë ide se përse e kanë qëlluar.
"Sapo kam dalë nga kafja dy persona me motor me skafandër në kokë janë afruar dhe më kanë qëlluar. Nuk më kanë thënë asnjë fjalë. Unë nuk e di se kush janë, sepse nuk kam asnjë konflikt me askënd. Vetëm qëlluan dhe ikën, nuk kam asnjë ide perse më qëlluan”, ka thënë Huba.
54 vjeçari, është qëlluar me armë zjarri pistoletë dy herë në këmbë teksa ndodhej jashtë makinës. Ai është dërguar drejt Tiranës, për një mjekim të specializuar, teksa nuk dihet ende gjendja e itij shëndetësore. Nuk raportohet që Huba të ketë pasur konflikte të mëparshme, ndërkohë që së fundmi punonte në hidrocentralin e Komanit si përgjegjës në burimet njerëzore.
Burime për Report Tv bëjnë me dije policia ka identifikuar autorin e plagosjes dhe po vijon krehjen e zonës për kapjen e tij.
‘Më datë 04.09.2021, rreth 10:15, në afërsi të shkollës Pyjore, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë, jashtë rrezikut për jetën shtetasi N. H., 54 vjeç, banues Vau Dejës. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punë për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.’- njofton policia.
Report Tv ka siguruar pamjet pak pas atentatit ndaj Nikolin Hubës, në qytetin e Shkodrës paraditen e sotme. 54-vjeçari plagosur shihet i shtrirë në tokë, duke lënguar ndërkohë që pret të vijë ambulanca. Ai vetë ka pohuar se është qëlluar nga dy persona të cilët ishin me motor dhe me skafandër në kokë.
Është zbardhur dëshmia e Nikolin Huba, 54-vjeçarit që mbeti i plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Shkodër. Huba ka deklaruar para grupit hetimor, se sapo ka dalë nga kafja, dy persona me motor dhe me skafandër në kokë i janë afruar dhe e kanë qëlluar. Ai është shprehur se nuk i njeh personat që e kanë qëlluar dhe se nuk ka konflikt me askënd.
‘Sapo kam dalë nga kafja dy persona me motor me skafandë në kokë janë afruar dhe më kanë qëlluar. Nuk më kanë thënë asnjë fjalë. Unë nuk e di se kush janë, sepse nuk kam asnjë konflikt me askënd. Vetëm qëlluan dhe ikën, nuk kam asnjë ide përse më qëlluan”, ka thënë Huba.
Nikolin Huba është 54-vjeçari i cili ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm me armë zjarrin në Shkodër. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Huba është ish-kryetar i Partisë Socialiste në Vaun e Dejës.
Pa dashje e kane plagos - kane menduar qe eshte Derr I Eger.
PërgjigjuSme thane asgja ! Po pse ca deshe me te thane ty ?! Ato skishin dale me ba muhabet me ty, Po hap syte mos ngacmoni grate e miletit Barkderra qe ju ka hy vedi ne qef. Kujton se bahesht kryetar partie dhe je prej hekuri.
PërgjigjuTipike shkodrane... Nje kryetar partie qe ha buken e PS dhe votat i shet tek PD sipas nevojave te tij personale. Fatkeqesisht kesi lloj njerezish vazhdojne te udheheqin PS ne e Shkodres.
PërgjigjuShume etike dhe profesionale qe keni nxjerre pamjet kur renkon i shtrire pertoke. Pergezime!
Përgjigju