SHKODËR- Një 23 vjeçar është ndarë nga jeta pasi është qëlluar me armë zjarri në Shkodër. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen "Qafëhardhi" në qytetin e Shkodrës.

Burime për "Report Tv" bëjnë me dije se 23 vjeçari Gledis Kraja është qëlluar me automatik në shpatull dhe menjëherë është dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, por fatkeqësisht nuk ka arritur të mbijetojë.

Teksa po kalonte në rrugë me makinën e tij, në drejtim të Gledis Krajës është qëlluar me 14 plumba.

Autori është identifikuar dhe shpallur në kërkim. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:45
Foto/ U ekzekutua me 14 plumba, kush është futbollisti 23 vjeçar nga Shkodra

Një 23 vjeçar nga Shkodra u qëllua me 14 plumba në lagjen "Qafëhardhi" në qytetin e Shkodrës.

Sipas informacioneve për "Report Tv", Gledis Kraja ka qenë futbollist tek ekipi i Vllaznisë në vitin 2013.

I riu ka qenë duke lëvizur me makinën e shokut të tij në momentin që është ekzekutuar me armë.