Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Ngjarja ka ndodhur pranë një lokali në lagjen Perash, ku i plagosuri, i identifikuar si Edis Reçaj 28 vjeç, ka marrë një plumb në këmbë, ndërsa është paraqitur vetë në spitalin e Shkodrës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ka qenë një telefonatë për të shtëna me armë zjarri që ngriti në këmbë policinë e Shkodrës, por nga kontrollet në zonë nuk u gjet asnjë provë. Më pas Spitali i Shkodrës ka njoftuar se një person i plagosur me armë zjarri kishte mbërritur në urgjencë.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa policia ka shoqëruar një person. Është rrethuar zonën, janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e territorit për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:46
Plagosja e 28-vjeçarit në Shkodër, shoqërohet një person (VIDEO)

Një person është shoqëruar në policinë e Shkodrës, pas plagosjes së 28-vjeçarit Edis Reçaj mbrëmjen e sotme. Nuk dihet nëse personi i shoqëruar është i dyshuar si autor, apo person që mund të ketë dijeni mbi ngjarjen.

Ora 22:27
U plagos me armë zjarri në Shkodër, del foto e 28-vjeçarit

Personi që shihni në foton më lart është 28-vjeçari Edis Reçaj, i cili mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në lagjen Perash të Shkodrës.