Këngëtari Taulant Hoti po qëndronte i vetëm në ambientet e jashtme të një bar-restoranti në fshatin Shtoj të Shkodrës. Teksa konsumonte kafenë, rreth orës 10:40 një person i maskuar i shkoi nga pas dhe e qëlloi me pistoletë në këmbë.

Gëzhoja e pistoletës u gjet në vendngjarje.

Në tavolinë mbeti filxhani i kafesë dhe paketa.

Hoti u transportua me urgjencë në spitalin e Shkodrës ku iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale në këmbë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se konflikti e ka zanafillën pikërisht në këtë lokal, ku këngëtari kishte performuar para dy ditësh. 

Paraprakisht, dyshohet për mosmarrëveshje që lidhen me pagesat, por kjo nuk është një pistë përfundimtare. Autori i paidentifikuar është në arrati, ndërsa këngëtari pritet të merret në pyetje pasi gjendja shëndetësore të përmirësohet.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:40, në fshatin Shtoj, dyshohet se në ambientet e jashtme të një lokali, një shtetas ende i paidentifikuar ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin T. H., i cili është dërguar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

Lajmi në përditësim...

A.C/G.M./Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?
★ ★ ★ ★ ★

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës: 26 Tetor, 10:21

    Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?