Një plagosje me armë zjarri është regjistruar rreth orës 10:40 në fshatin Shtoj të Shkodrës, ku i plagosur ka mbetur këngëtari Taulant Hoti. Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës, ku po merr ndihmë mjekësore dhe sipas informacioneve paraprake po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, pasi ka marrë një plumb në këmbë.
Sipas burimeve paraprake, ngjarja dyshohet se e ka zanafillën në një konflikt të ndodhur dy ditë më parë. Hoti raportohet se atë mbrëmje kishte qenë duke kënduar pranë lokalit ku ndodhi plagosja ndërsa sot një person ende i paidentifikuar dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 10:40, në fshatin Shtoj, dyshohet se në ambientet e jashtme të një lokali, një shtetas ende i paidentifikuar ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin T. H., i cili është dërguar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.
Lajmi në përditësim...









Komente
Komento