Ekzekutohet me armë zjarri punonjësi i Ujësjellësit në Shkodër! 47-vjeçari u qëllua me kallashnikov brenda në lokal! Viktima 11 vite më parë tentoi të merrte hak për 2 vëllezërit e vrarë (VIDEO)

Një atentat me armë zjarri ka rezultuar fatal për 47-vjeçarin Prek Tonaj këtë mbrëmje në fshatin Grudë e Re në Shkodër. 47-vjeçari, punonjës i Ujësjellësit të Shkodrës është qëlluar me breshëri kallashnikovi duke gjetur vdekjen e menjëhershme nga një person ende i paidentifikuar. Viktima, mësohet se ka lënë pas 4 fëmijë. Pista kryesore e hetimeve është gjakmarrja.

Si ndodhi ngjarja?
Ora shënon 19:15, kur një person i paidentifikuar me maskë i afrohet lokalit në fshatin Grudë e Re dhe hap zjarr ndaj Prek Tonajt. 47-vjeçari mori plagë të shumta në pjesën e sipërme të trupit, çka i shkaktoi vdekjen e menjëhershme. Menjëherë pas vrasjes, autori ende i paidentifikuar është larguar nga vendngjarja ndërsa policia ka ngritur disa pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e tij.

Kush është Prek Tonaj, 47-vjeçari me precedent penal
12 vite më parë, Prek Tonaj arrestohet së bashku me dy persona të tjerë. Sipas Policisë, asokohe 47-vjeçari do të kryente një vrasje, për motive hakmarrje, por përfundoi në prangat e policisë së bashku me dy të tjerët në fshatin Vuksan të Shkodrës.

A do merrte hak Prek Tonaj për dy vëllezërit e vrarë?
Në vitet '90, Prek Tonajt i vrasin njërin nga vëllezërit në Dukagjin të Shkodrës. Pak vite më vonë, 47-vjeçarit i vrasin edhe vëllain tjetër në burg. Ende nuk dihet nëse kjo ngjarje e 11 viteve më parë ka lidhje me ekzekutimin e sotëm të Tonajt.

Policia nis kërkimet për autorin dhe hetimet për ngjarjen
Policia e Shkodrës ka ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të vrasjes së 47-vjeçarit Prek Tonaj. Gjithashtu kanë nisur edhe hetimet për ngjarjen e rëndë që tronditi vendin. Deri tani, dyshimet janë për gjakmarrje ndërsa pritet të zbardhen të tjera detaje në vijim.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:58
U ekzekutua sot në fshatin Grudë e Re në Shkodër, 47-vjeçari tentoi të vriste për hakmarrje 11 vite më parë

47-vjeçari Prek Tonaj i cili u ekzekutua mbrëmjen e sotme në fshatin Grudë e Re në Shkodër, rezulton person me precedent penal. 11 vite më parë, Tonaj, së bashku me 2 persona të tjerë, tentuan të vrasin një person për hakmarrje në fshatin Vuksan. Për ngjarjen, në 2011 u arrestuan edhe dy personat e tjerë.

Ora 19:54
Del fotoja, kush është 47-vjeçari i cili u ekzekutua me armë zjarri në Shkodër

1644778616_697f2b991db8440583a5e2ce04c123c71.jpg

Personi në foto është Prek Tonaj, 47-vjeçari i cili u vra me armë zjarri këtë mbrëmje në fshatin Grudë e Re në Shkodër. Prek Tonaj është vrarë në ambientet një lokali në qendër të fshatit.

Ora 19:48
VIDEO/ Vrasja në Shkodër, dalin pamjet nga vendi ku u ekzekutua punonjësi i ujësjellës kanalizime

Report Tv ka siguruar pamje nga vendngjarja ku u ekzekutua mbrëmje e sotme në fshatin Grudë të Shkodrës Prek Tonaj, punonjësi i ujësjellës kanalizime Shkodër. Ngjarja u regjistrua në qendër të fshatit, teksa ende nuk ka detaje mbi rrethanat si ndodhi vrasja.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 13/02/2022 23:13

    Edhe demokraci edhe siguri ska

    Përgjigju
  • Cufi: 13/02/2022 22:43

    Malokeri hesapi, jepini çunat e ham mam Lizes, sa me pak me mire edhe pse shtoheni si lepujt

    Përgjigju
  • Scutari: 13/02/2022 22:07

    Propozoj që ti ndërrohet emri qyteti i Shkodrës! Arsyeja: nuk banohet më nga shkodranët!

    Përgjigju
    • Shkodrani: 14/02/2022 08:08

      O Beni mire qe turqit na bene uren e bunes te pakten sepse edhe ate s'ishim ne gjendje ta benim vete (se ishim te zene nen hijen e lisave). Pastaj po permendem kalane e shkodres, edhe ate vonuan ta ndertojne se gjoja i shembej naten. Jemi ballkanas hesapi.

    • Beni: 14/02/2022 06:44

      Keni te drejte, Shkodra nuk banohet nga Shkodrane qe nga viti i larget 1479 kur ju dorezua mjeshtrave anadolliane.

  • Arjet beqiri zdrale: 13/02/2022 19:49

    Bbb

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'Emisioni ‘Report’ i Rai 3 na përdor për të sulmuar Melonin' Rama në kryefaqet e mediave italiane: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë

'Emisioni ‘Report’ i Rai 3 na përdor për të sulmuar Melonin' Rama në kryefaqet e mediave italiane: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë