Të shtëna me armë zjarri në Teksas, 5 të vdekur, 21 të plagosur (VIDEO)

5 persona kanë mbetur të vdekur dhe 21 të tjerë të plagosur në një sulm me armë në Teksas, SHBA.

Një ose më shumë persona filluan të qëllonin me armë zjarri nga automjeti i tyre drejt kalimtarëve dhe makinave të tjera pranë një qendre tregtare në Odessa.

Sipas CNN gjithçka nisi pasi drejtuesi i mjetit u ndalua nga policia në një ndalesë për qarkullimin rrugor.

Mes 21 të plagosurve edhe 3 efektivë policie. Në një konferencë për mediat zyrtarë të policisë në Odessa thanë se numri i viktimave është 5, ndërsa një nga autorët është vrarë nga policia që është kundërpërgjigjur. Po hetohet nëse ka pasur një autor të dytë. 

Kjo ngjarje e rëndë ndodh disa javë pas masakrës në El Paso, Teksas dhe Ohio ku mbi 20 persona mbetën të vrarë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

 

 

Ora 01:51
Të shtëna me armë zjarri në Teksas, 5 të vdekur, 21 të plagosur
  • /b.ha./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Bracja & Ledio: 01/09/2019 05:15

      Ahahah paralelizem, dmth mos u cudisni per ate qe ndodhi ne Fier ahahhaha, keto ndodhin kudo. Bravo media e lire

      Përgjigju
      • Fgbgfssetycx: 01/09/2019 11:00

        Sipas teje nuk duhen bere lajmet qe ndodhin ne bote dmth o gamor

    • Sondazhi i ditës:
      26 Dhjetor, 08:05

      Si ka qenë për ju viti 2024?



    ×

    Lajmi i fundit

    Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

    Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)